LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrjet publike po i shmangen fiskalizimit

Ndërmarrjet publike po i shmangen fiskalizimit

Ndërmarrjet publike bëjnë evazion fiskal në dëm të buxhetit të vendit, pasi shumë nga to nuk kanë arka fiskale, shkruan “Kosova Sot”.

Sipas kësaj të përditshme kompanitë “Pastrimi”, “KEDS”, KUR “Prishtina”, “Termokosi” janë pa arka fiskale.

Zyrtarë të ATK-së, kanë thënë se ndërmarrjet publike duhet t’i përmbahen paragrafit 6 të nenit 13 të ligjit 03L-222 dhe paragrafit 1.1 nenit 21 të udhëzimit administrative nr:15 2010 që thotë se të gjithë personat kryejnë furnizim-shitje ose ofrojnë shërbime në objekte njësite apo vende me qasje për publikun, në tregtinë me pakicë ose shumicë, kur nuk kërkohet të lëshohet faturë, detyrohen të përdorin pajisje fiskale dhe të lëshojnë kuponë fiskalë. /Telegrafi/