LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, gjenerues të vendeve të punës

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, gjenerues të vendeve të punës

Sipas disa të dhënave, kompanitë kosovare me më pak se 250 punëtorë përbejnë rreth 99 për qind të punësimit në Kosovë. Ato përfaqësojnë pjesën kryesore të bizneseve dhe janë kyçe për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë dhe krijimin e punësimit.

Megjithatë Kosova ende përballet me sfidat e konsiderueshme në këtë fushë. Këto të dhëna i ka prezantuar Resa Jautakaite , zyrtare e politikave nga zyra e Bashkimit Evropian ën Kosovë sot gjatë publikimit “Indeksi i Politikave për NVM-të: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2016” , që është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.


“Ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme janë një nxitës shumë i rëndësishëm i rritjes punësimit dhe inovacionit në Evropë . NMV-të përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të bizneseve dhe përbëjnë dy të tretat e punëtorëve aktiv në Bashkimin Evropian. Këto shifra janë edhe më kuptimplota në Kosovë . Sipas disa të dhënave kompanitë me më pak se 250 punëtorë përbëjnë rreth 99 për qind të punësimit në Kosovë . Ata përfaqësojnë pjesën kryesorët të bizneseve dhe janë krrucial për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë dhe krijimin e punësimit. Megjithatë, Kosova ende përballet me sfidat e konsiderueshme në këtë fushe kjo është arsyeja që Akti për Biznese të Vogla apo implementimi i saj ka rëndësi shumë të veçantë për Kosovën, ku pikë së pari ai i përcakton parimet të cilat janë thelbësore për krijimin e një fushe të barabartë për NVM-ve. Dhe e dyta që ofron rekomandime konkrete dhe afatgjata për Kosovën duke thjeshtësuar kështu mjedisin rregullativ dhe të politikave dhe duke larguar barrierat e mbetura që pengojnë zhvillimin e tyre”, tha Jautakaite.

Ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se rezultatet e raportit i ndihmojnë komunitetit të biznesit që të jenë sa më konkret në kërkesat e tyre për reforma dhe ndryshim të politikave, të cilat çojnë drejt përmirësimit të kushteve për të bërë biznes

“Indeksi i politikave të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme është shndërruar tashmë në një dokument të rëndësishëm i cili po e ndihmon Qeverinë e vendit që ti shohim në të gjitha fushat të cilat kemi shënuar përparime në reformat tona si dhe fushat në të cilat duhet të punojmë më shumë dhe kemi ngecje. Ne jemi të kënaqur që pikërisht ky raport ka nxjerrë në pah se Kosova është duke shënuar përparime të dukshme në disa dimensione të rëndësishme edhe jemi të përkushtuar në rrugën tuaj për krijimin e një ambienti më të favorshme për zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat do e qojnë përpara zhvillimin pa ndalur”, tha Bajrami.

Ajo po ashtu tha se Qeveria e Kosovës tash po punon në implementimin e pakos së dokumenteve strategjike të cilat kanë aprovuar vitin e kaluar. Po ashtu sipas Bajramit, MSA-ja ka krijuar mundësi dhe për forcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mese dhe për rritjen e konkurrencës së tyre .

Ndërsa, Anita Richter, menaxhere e projektit , OECD Divizioni i Evropës Jug Lindore, gjatë prezantimit të raportit tha se janë disa shtylla të cilat do të ndihmon në zhvillimin ekonomik por që duhet fuqizim të tyre.
“Shtylla e dytë e rëndësishme është qasja në gjetjet, një nga sfidat kryesore, një ushtrim që përcjellët nga EBID. Shtylla e tretë e rëndësishme ka të bëjë me kapitalin njerëzor, e katërta ka të bëjë me konkurrencën, pra këtu ne i kuptojmë politikat inovative, mbështetjen e shërbimeve publike për njerëzit. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme internacionalizimi, çfarë lloj mekanizmash e mbështesin konektimin me tregjet internacionale dhe standardet e rregullatorët e vendosura për to”, tha Richter.

Sipas gjetjeve , Kosova ka arritur përparim të dukshëm që nga vlerësimi i SBA-së në vitin 2012, në veçanti në përmirësimin e mjedisit për zhvillimin e NVM-ve, standardeve dhe rregulloret teknike dhe ndërkombëtarizimin . Sidoqoftë , shumica e përmirësimeve kanë qenë në nivelin e dizajnit të politikave , ku implementimi i politikave dhe monitorimi dhe vlerësimi mbeten hapa të rëndësishëm për të shkuar përpara. /Telegrafi/