LAJMI I FUNDIT:

“Nder dhe krenari ta përfaqësosh vendin tënd”, Qëndrim Zyba i lumtur me debutimin te Kosova

“Nder dhe krenari ta përfaqësosh vendin tënd”, Qëndrim Zyba i lumtur me debutimin te Kosova

Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba është shprehur i lumtur dhe krenar që ka debutuar me fanellën e ekipit të parë të Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova fitoi me rezultat të pastër 3-0 në udhëtim te Andorra në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, të vlefshme për Grupin I.

Në këtë ndeshje, përzgjedhësi Primoz Gliha bëri shumë ndryshime shkaku edhe i dëmtimeve të shumta, duke ia dhënë debutimin disa lojtarëve.


Kosova merr fitoren e parë dhe të vonshme në kualifikimet për Euro 2024 – mposht Andorrën
Lexo po ashtu Kosova merr fitoren e parë dhe të vonshme në kualifikimet për Euro 2024 – mposht Andorrën

Njëri nga ta ishte edhe mesfushori Qëndrim Zyba, i cili pasi ka luajtur shumë ndeshje me ekipet e moshave të Dardanëve, u paraqit edhe me ekipin e parë, duke debutuar si titullar në ndeshjen ndaj Andorrës.

Ky debutim e ka bërë krenar 22-vjeçarin therandas, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar rreth ndeshjes së tij të parë me ekipin senior.

Notat e lojtarëve: Andorra 0-3 Kosova, shkëlqeu Milot Rashica
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Andorra 0-3 Kosova, shkëlqeu Milot Rashica

“Sa nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd. Ndihem shumë i lumtur për debutimin me Kosovën time. Unë, biri yt Kosovë”, ka shkruar Zyba në Facebook.

Ndryshe, Zyba luajti plotë 78 minuta në këtë ndeshje debutuese, ku u zëvendësua nga Bernard Berisha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori