LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet urinimi në vende publike

Ndalohet urinimi në vende publike

Kryeqyteti i Indisë ka ndërmend t’i thotë mjaft urinimit në vendet publike. Me këtë rast, autoritetet e këtij vendi kanë lansuar fushatën “Bukuria e New Delhit është detyrë e secilit”.

Autoritetet e New Delhit, ku në tetor të vitit të ardhshëm do të mbahen Lojërat e Commonwealth-it, së shpejti do të vendosin afishet në të gjitha rrugët e qytetit, autobusët, dhe në vende të tjera të dukshme, duke u bërë thirrje banorëve të mos urinojnë në vende publike, bën të ditur CNN.

“Kryeqyteti i Indisë duhet të jetë i pastër. Shikojeni sa është i pastër Singapori. Pse mos të jetë i tillë edhe New Delhi”, ka thënë kryetari i këtij qyteti Kanwar Sain.

Një fushatë e ngjashme do të fillojë së shpejti edhe në televizione dhe në radio stacionet e këtij vendi.


Urinimi, hedhja e mbeturinave, dhe ndotjet tjera të qytetit nga qytetarët, dënohen më 10 dollarë e më shumë.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të urbanizimit, New Delhit i nevojiten së paku 40.000 tualete publike, nëse dëshiron të arrijë synimin për të qenë një vend i pastër. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Interesante
Kalo në kategori