LAJMI I FUNDIT:

Napoli gjen rrugën tek fitoret pas rikthimit të Mazzarrit në stol

Napoli gjen rrugën tek fitoret pas rikthimit të Mazzarrit në stol

Napoli ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Atalantas, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në elitën e futbollit italian.

Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i ‘varfër’ sa i përket rasteve për gol me dy skuadrat që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar.

Mysafirët e gjetën golin një minutë pa përfunduar pjesa e parë përmes Khvicha Kvaratskhelia i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Giovanni Di Lorenzos.


Me epërsi minimale të Napoli përfundoi pjesa e parë e këtij ballafaqimi.

Atalanta reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi shifrat në minutën e 51-të përmes Ademola Lookman i cili nga afërsia shënoi për rezultatin 1-1.

Vendasit shënuan edhe një herë tjetër në minutën e 68-të, por goli i Mario Pasalic u anulua për pozicion jashtë loje.

Golin e avantazhit Napoli e shënoi në minutën e 79-të përmes Eljif Elmas i cili për mrekulli shfrytëzoi pasimin e Osimhen për të shënuar për 2-1.

Deri në fund të ndeshjes mysafirët e menaxhuan mirë epërsinë e krijuar dhe morën fitoren e parë pas dy ndeshjesh pa fitore.

Me këto tri pikë Napoli ngjitet në pozitën e tretë me 24 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri Interi që nesër do të luajë derbin ndaj Juventusit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori