LAJMI I FUNDIT:

Nancy Pelosi, kundërshtarja më e madhe e politikave të Pekinit

Nancy Pelosi, kundërshtarja më e madhe e politikave të Pekinit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka vizituar Tajvanin gjersa ka sfiduar paralajmërimet e Kinës dhe shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë. Por ajo ka një histori të gjatë me kritika ndaj qeverisë kineze.

Ishte viti 1991, dy vjet pasi protestat në shkallë të gjerë në Pekin u shtypën nga qeveria kineze, kur ajo vizitoi Sheshin Tiananmen dhe shfaqi një pankartë që nderonte protestuesit e vdekur.


Nga ana e saj, qeveria kineze nuk e ka fshehur përbuzjen e saj për Pelosin, duke e etiketuar atë “me gënjeshtra dhe dezinformata”, raporton bbc.

Kina e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta bashkuar atë. Ajo vendos presion të konsiderueshëm për të bindur vendet e tjera që të mos njohin pavarësinë e Tajvanit.

Para vizitës së saj, Kina paralajmëroi se do të ketë pasoja të rënda nëse Pelosi shkon në Tajvan, transmeton Telegrafi.

Ajo është e dyta në radhë për nga pesha në SHBA pas zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris dhe është politikania më e lartë amerikane që ka udhëtuar në ishull që nga paraardhësi i saj, Newt Gingrich në vitin 1997.

Planet e saj për të vizituar ishullin u mbajtën të fshehta – megjithatë thashethemet po qarkullonin rreth planit, duke nxitur paralajmërimet kineze. Turneu i saj aziatik përfshinte gjithashtu vizita në Singapor, Malajzi, Korenë e Jugut dhe Japoni.

Kjo pjesë e udhëtimit nuk mbështetej nga presidenti amerikan, Joe Biden duke pas për bazë tensionet SHBA-Kinë. Biden kohët e fundit u tha gazetarëve “ushtria mendon se nuk është një ide e mirë”.

Viti 1991 – vizitë në Sheshin Tiananmen

Dy vjet pasi protestuesit u shtypën nga forcat e Partisë Komuniste në sheshin Tiananmen të Pekinit, përfaqësuesja e atëhershme e Kalifornisë vizitoi kryeqytetin e Kinës.

Duke iu shmangur rojeve personale, ajo së bashku me dy anëtarë të tjerë të Kongresit,  shkoi në sheshin e qytetit pa lejen e mikpritësve kinezë.

Atje, ata shpalosën një pankartë të vogël, të pikturuar me dorë, ku shkruhej “Për ata që vdiqën për demokracinë në Kinë”.

Policia ndërhyri me shpejtësi, duke dhunuar gazetarët që po mbulonin ngjarjen dhe duke përzënë ligjvënësit nga sheshi.

Ministria e Jashtme e Kinës e denoncoi më vonë incidentin si një “farsë të paramenduar”.

Disa kritikuan veprimet e Pelosit gjatë asaj vizite. Ish-shefi i zyrës së CNN në Pekin, Mike Chinoy shkroi në një shkrim për Foreign Policy se ajo ishte arsyeja që ai u arrestua në vendngjarje.

Chinoy tha se nuk ishte në dijeni të asaj që Pelosi planifikoi të bënte në shesh dhe u ndalua për disa orë pasi policia nuk ishte në gjendje të arrestonte një personalitet të huaj.

“Ishte përvoja ime e parë me prirjen e Pelosit për gjeste të profilit të lartë, të krijuara për t’u futur në sy sundimtarëve komunistë të Kinës – pavarësisht nga pasojat”, shkroi ai.

Pelosi, e cila gjithashtu ndihmoi në udhëheqjen e një rezolute që dënonte veprimet e Kinës në vitin 1989, ka vazhduar të flasë hapur për “masakrën” ndaj demonstruesve ndër vite.

Së fundmi, ajo lëshoi një deklaratë për të shënuar 33 vjetorin e protestave të këtij viti, duke i quajtur demonstratat “një nga aktet më të mëdha të guximit politik” dhe duke goditur “regjimin shtypës” të Partisë Komuniste së Kinës.

Letra për Hu

Në një takim me nënpresidentin e atëhershëm kinez, Hu Jintao në vitin 2002, Pelosi u përpoq t’i jepte katër letra që shprehnin shqetësimin për ndalimin dhe burgosjen e aktivistëve në Kinë dhe Tibet, dhe duke kërkuar lirimin e tyre.

Hu refuzoi të pranonte letrat.

Shtatë vjet më vonë, Pelosi thuhet se i dorëzoi një letër tjetër atij – nga Presidenti i atëhershëm i Kinës – duke bërë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë, përfshirë disidentin e shquar Liu Xiaobo.

Liu u shpall fitues i Çmimit Nobel për Paqen 2010, por nuk u lejua të udhëtonte në Norvegji për të marrë çmimin. Ai vdiq nga kanceri në vitin 2017 ndërsa ishte ende në dhomë të paraburgimit në shtetin kinez.

Manovrat olimpike

Pelosi ka kundërshtuar ofertat e Kinës për organizimin e Lojërave Olimpike që në vitin 1993 mbi bazën e shkeljeve të supozuara të të drejtave të njeriut.

Ajo ishte një nga ligjvënësit që pa sukses i kërkoi presidentit të atëhershëm të SHBA-së, George W Bush të bojkotonte ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore të Kinës në vitin 2008.

Këtë vit, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve drejtoi sërish thirrjet për një “bojkot diplomatik” të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 lidhur me trajtimin e myslimanëve ujgurë në Kinë.

“Që krerët e shteteve të shkojnë në Kinë në dritën e një gjenocidi që po vazhdon – ndërsa ju jeni ulur atje në vendin tuaj – ngre me të vërtetë pyetje, çfarë autoriteti moral keni për të folur përsëri për të drejtat e njeriut në çdo vend të botës?”, deklaroi ajo.

Në përgjigje, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington tha se politikanët amerikanë nuk ishin në gjendje të bënin “kritika të pabaza” kundër Kinës.

Me kalimin e viteve, Pelosi ka kërkuar gjithashtu që statusi tregtar i Kinës të lidhet me të dhënat me të drejtat e njeriut dhe t’i bashkëngjisë kushte hyrjes së Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Politika ka qenë e diskutueshme: Bush vuri veton disa herë ndaj legjislacionit në lidhje me këtë, ndërsa ish-presidenti, Bill Clinton fillimisht e mbështeti, por më vonë e braktisi atë, duke thënë se interesat më të gjera strategjike amerikane justifikonin ndryshimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori