Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të debatohet dhe të gjendet një zgjidhje rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në partinë të cilës ajo i takon.
“Ne sot duhet të fillojmë procesin e zgjedhjeve të brendshme që duhet të jenë krejtësisht demokratike e pakushtëzime”, ka shkruar Nagavci.
Postimi i Nagavcit në Facebook:
Sot është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për secilin prej nesh, jo vetëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE! jo vetëm për më shumë se dyqind mijë përkrahës , por për shumë më shumë shqiptarë gjithandej, që sot i kanë sytë e rrahjet e zemrës nga ne e me ne! Në Këshillin e përgjithshëm ne duhet të tregojmë se demokracia ka vërtetë vlerë për ne, se ne bëjmë debate politike, se ballafaqojmë ide e qëndrime, se shpesh herë nuk pajtohemi dhe ndodhë që grindemi, por ne tejkalojmë veten për të mirën e përgjithshme. Sepse ne jemi aktivistë, jemi komunitet i njerëzve që refuzojmë të nënshtrohemi e që nuk reshtim betejat për një të ardhme më të mirë, se ne kemi interesin e përgjithshëm mbi atë personal. Të dashur bashkëaktivistë, shumë nga ju u njoh personalisht, me disa kemi biseduar e punuar, disave ju njoh nga diskutimet e gjata në këshill e në forumet tjera, me pothuajse të gjithë jemi takuar në prote sta e në tubime. Dhe ne kishim pothuajse gjithnjë të njëjtin qëllim, kërkonim Drejtësi, Barazi, Liri, VETËVENDOSJE! Sot, kur ne do të diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm brengat tona, mospajtimet e gabimet e disave prej nesh, qytetarët tanë vazhdojnë të përballen me të njëjtat shqetësime e brenga për të cilat Lëvizja është angazhuar në vazhdimësi të gjejë zgjidhje. Albin Kurti, i cili që të jem e sinqertë është personi që më ka bindur të jem pjesë aktive e Lëvizjes e më ka inspiruar vazhdimisht të bëj përpjekje të jem një aktiviste politike e qytetare më e përgjegjshme, sot akoma mbahet në paraburgim, tashmë jo nga pushtuesit serb, por nga kundërshtarët politik. Donika poashtu. Aktivistët tanë Atdheu, Adea, Frashëri,Egzoni, janë dënuar me më shumë se njëzet e një vite burgim për një proces krejtësisht të montuar politik. Akoma nuk është vënë në vend drejtësia për Astritin. Vazhdojnë të shkelen të drejtat themelore të qytetarëve përfshi edhe të drejtën për jetë të grave që vriten nga burrat e tyre e të shumë atyre që akoma dhe sot po gjejnë vdekjen në vendin e punës Po planifikohet që nga buxheti i Kosovës të paguhen gjashtëdhjetë e tre million euro dëmshpërblim për Bechtel Enkan, Po vazhdojnë të falen e keqpërdoren dhe asetet e fundit publike shtetërore, po rritet çmimi i rrymës, po vazhdon korrupsioni në të gjitha format e tij… Lista e problemeve është e gjatë, andaj dhe çështjet me të cilat ne bashkarisht, të gjithë bashkë e secili nga ne, duhet të mirremi.
Unë besoj fuqishëm se Albin do të vazhdoj të jetë sikurse deri dhe tani një aktivist i fuqishëm politik, një luftëtar në përpjekjet e pandalura për të realizuar idetë dhe idealet për një vend më të mirë për të gjithë, një aktivist përbashkues ndonëse skajshëm parimor. Sikur Albini të ishte sot bashkë me ne, besoj se do të ishte njëri nga të gjithë aktivistët që e thonë mendimin troç në këshilli, se do t’i ndante qëndrimet e idetë për të gjetur zgjidhjen më të mirë, se do të arsyetonte e do të argumentonte propozimet e tij. Unë kështu e kam parë në të gjitha takimet e kaluara, kështu ju kam parë të gjithë aktivistëve, kështu dua të ju shoh dhe sot. Sot, kur duhet të vazhdojmë betejat në kujtim të shokëve tanë që nuk janë më me ne, e kur duhet të mundësojmë lirinë e drejtësinë për secilin nga ta! Ne sot duhet të bisedojmë shtruar, me sinqeritet e kritikë konstruktive, me vërejtje e marrje përgjegjësishë për gabimet e bëra, me vullnetin për të ecur përpara. Ne sot duhet të fillojmë procesin e zgjedhjeve të brendshme që duhet të jenë krejtësisht demokratike e pakushtëzime.
Kjo mbledhje e Këshillit duhet të jetë fitorja e radhës në drejtim të fitoreve të reja për të realizuar plotësisht programin tonë qeverisës. Ne kemi kërkuar zemrat e qytetarëve që të qeverisim me mendje vendin dhe ata na besuan. Tash duhet të vazhdojmë rrugën përpara! Bashkarisht!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker