Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se, qytetarët e vendit presin përgjegjësi nga Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë politik pas zgjedhjeve te 6 tetorit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci konsideron se, LVV ka vendosur standarde të tjera kundrejt partive tjera politike dhe këto standarde duhet mbajtur, pasi thekson se në Kosovë duhet të këtë llogaridhënie.
“Kërkesat e qytetarëve nga dhe për Lëvizjen Vetëvendosje me të drejtë janë të shumta dhe të veçanta. Kjo është e pritshme, ne kemi vendosur tjera standarde dhe ato duhet e do t’i mbajmë lartë. Qytetarët na besuan, tani do të na mbajnë përgjegjës, dhe bëjnë mirë. Është koha e fundit që në këtë vend të ketë llogaridhënie”, ka thënë ajo.
Më tej ka theksuar se, deri me tani Kosova ka pasur shumë pazare kompromise, duke përmendur Listën Serbe e Gjykatën Speciale.
“Një është e sigurt. Përfaqësuesit e Lëvizjes, tani gjithnjë më shumë e më shpesh do të marrin pjesë në takime e ngjarje në rajon dhe gjithandej. Përfaqësimi e negocimi s’do të jetë gjithnjë i lehtë sepse shumë pazare e kompromise të dëmshme për Kosovën, si simbolet, Lista Serbe, Gjykata Speciale e dëme të tjera janë bërë tashmë. Andaj dhe duhet të kemi besim e dinjitet, mbështetje e kujdes”, ka shtuar ajo, njofton Telegrafi.
Nagavci pret që së shpejti të bëhet Qeveria që të vazhdohet me përfaqësimin e Kosovës, siç ka thënë brenda dhe jashtë vendit.
“Ne në Lëvizje këtë e dimë mirë dhe secili që përfaqëson Lëvizjen dhe qytetarët mbron interesat e tyre, delegohet dhe raporton. Si gjithnjë jemi maksimalisht të përkushtuar e plotësisht të angazhuar që interesat e Kosovës t’i kemi në radhë të parë. Duhet sa më parë të konstituohet Kuvendi e të formohet Qeveria. Të filloi puna e të përfaqësohemi denjësisht si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Të jemi palë të barabarta si me miqtë ashtu dhe përballë atyre që s’na njohin e na mohojnë, sepse ne jemi realitet i padiskutueshëm”, ka shkruar Nagavci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker