LAJMI I FUNDIT:

Nafta mbi 100 dollarë për fuçi

Nafta mbi 100 dollarë për fuçi

Nafta bruto Brent e Londrës është tregtuar në 100 dollarë për fuçi sesionin e sotëm. Rritja i dedikohet shqetësimit se trazirat në Egjipt do përshkallëzohen në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme duke reduktuar edhe furnizimin me naftë të pjesës më të madhe të botës.

Sesionin e sotëm Brent-i u rrit deri në 99.97 dollarë për fuçi. Aktualisht është stabilizuar në 99.60 dollarë për fuçi me rritje 18 cent nga dita e premte. Vlera aktuale e naftës bruto Brent të Londrës është e njëjtë me vlerën që kishte në 1 tetor të 2008.

Bençmarku europian shitet 10 dollarë më shumë se nafta bruto amerikane që sot u rrit me 22 cent në 89.56 dollarë për fuçi. Analistët nuk parashikojnë qetësim të shpejtë të Egjiptit, në territorin e të cilit kalojnë dy tubacione të naftës drejt Mesdheut.

Analistët parashik0ojnë që deri në fund të ditës bençmaku europian të shitet deri në 100.50 dollarë. /Telegrafi/