LAJMI I FUNDIT:

Nafta 89 dollarë për fuçi

Nafta 89 dollarë për fuçi

Nafta bruto amerikane u kuotua në mbi 89 dollarë për fuçi e mbështetur nga qëndrueshmëria e trazirave politike në Egjipt dhe duke rimarrë territorin që humbi në sesionin e fundit të javës së kaluar kur ra me 2 për qind.

Në mbështetje të çmimit të naftës kanë ardhur edhe komentet nga anëtarët e OPEC gjatë fundjavës. Kuvajti tha se nafta mund të kalojë përmbi 110 dollarë për fuçi në rast se trazirat në Egjipt nuk do të qetësohen./Telegrafi/

Ndërsa Venezuela tha se çmimi mund të dyfishohet përmbi 200 dollarë për fuçi nëse do të mbyllet kanali i Suezit që lidh Arabinë dhe lindjen e largët me detin Mesdhe.


Ndërsa presidenti i radhës së OPEC, Irani tha se nuk ka asnjë emergjencë për të thërritur një mbledhje të jashtëzakonshme të kartelit edhe në rast se nafta kalon përmbi 120 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për marsin u rrit 7 cent në 89.10 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës u rrit 43 cent në 100.26 dollarë për fuçi.