LAJMI I FUNDIT:

MWC – katër bërthama në celularë?

MWC – katër bërthama në celularë?

SoC Tegra 3 i Nvidias me katër bërthama (plus një tjetër) për momentin është në dispozicion në disa modele të tabletëve. Kompania tani paralajmëron edhe pajisje smartphone të bazuara në këtë çip.

Në të vërtetë, në ftesën për panairin Mobile World Congres i cili do të mbahet kah fundi i muajit, Nvidia paralajmëroi edhe ca pajisje “të para” me katër bërthama, e duke pasur parasysh se tabletët tashmë janë në dispozicion, supozohet se bëhet fjalë për smartphone.

Prodhuesit potencial të pajisjeve janë HTC (me modelin EDGE) dhe LG ( me modelin X3) për të cilin ka kohë që po flitet se është duke bërë gati celularë të bazuar në Tegra 3, e të cilët do të shiten me ekran 4.7-inçësh me rezolucion të ekranit prej 720p. /Telegrafi/