LAJMI I FUNDIT:

Mustafi pritet t’i mungojë Arsenalit deri në gjashtë javë

Mustafi pritet t’i mungojë Arsenalit deri në gjashtë javë

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi është lënduar gjatë kohës me kombëtaren gjermane dhe pritet të mungojë deri në gjashtë javë.

Shqetësimet mbrojtëse të Arsenalit janë në rritje me Shkodran Mustafin, që mendohet të jetë jashtë fushave për gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Mbrojtësi shqiptar i bashkohet edhe dyshes tjetër të mbrojtjes, Sead Kolasinac dhe Laurent Koscielny, të cilët kanë dyshime për të luajtur në këtë fundjavë.


Mustafi u detyrua ta lë ndeshjen në gjysmën e parë të lojës në fitoren kualifikuese të Kupës së Botës 5-1 ndaj Azerbajxhan të dielën dhe nuk pritet të kthehet deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Mustafi duke ndjerë dhimbje në këmbën e tij

Lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili ka shqetësime se si mbrojtja e tij do të luaj në ndeshjen e ardhshme në udhëtim ndaj Watfordit.

“Ne e kemi humbur Mustafin për rreth katër deri në gjashtë javë”, ka thënë fillimisht Wenger.

Mbrojtësi shqiptar duke marr mjekimet e para!

“Unë nuk mendoj se ai do të jetë në dispozicion para pushimit të ardhshëm ndërkombëtar”, përfundoi trajneri francez.

Arsenali është në formë të mirë me katër fitore radhazi në të gjitha garat dhe nuk kanë humbur që nga poshtërimi 4-0 nga Liverpooli në muajin gusht. /Telegrafi/