LAJMI I FUNDIT:

Mustafa të hënën në Paris, në takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Mustafa të hënën në Paris, në takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të hënën do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Paris.

Në këtë Samit, i cili mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, merr pjesë edhe presidenti i Francës, François Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidentja e KE-së, njëherësh përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, kancelari austriak, Christian Kern, dhe kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.


Në kryeqytetin francez do të jenë pranishëm kryeministrat e Ballkanit Perëndimor: kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa; kryeministri slloven, Miro Cerar; ai kroat, Tihomir Oreskoviq; kryeministri shqiptar, Edi Rama; i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq; kryeministri maqedonas, Emil Dimitrev; i Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq; si dhe i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Gjatë Samitit, Mustafa do të takojë liderët e shteteve evropiane dhe homologët nga rajoni.

Takime të ndara, Mustafa do të zhvillojë edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe komisionarin për Politika të Zgjerimit, Johannes Hahn, ku do të theksojë përkushtimin e Kosovës në rrugën integruese evropiane, si dhe do të kërkojë fillimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori