LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: S’kemi para për ngritjen e pagave

Mustafa: S’kemi para për ngritjen e pagave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se për shkak të shkurtimeve buxhetore për momentin nuk mund të ketë rritje të pagave për 25 për qind, megjithatë, nëse gjatë vitit arrihet të rritet buxheti, atëherë do të vendoset për rritjen e pagave.

Ai shtoi se sektori publik ka paga më të larta se sa sektori privat dhe nëse duhet t’i ndalim njerëzit që mos ta lëshojnë vendin, atëherë ata duhet t’i punësojmë por jo të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

“Ne nuk e mbyllim këtë temë dhe gjatë vitit, varësisht nga buxheti, varësisht nga shpenzimet dhe kursimet ne do të vendosim për këtë çështje”, ka thënë Mustafa. /KP/