LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: SHBA-të partneri kryesor strategjik i Kosovës

Mustafa: SHBA-të partneri kryesor strategjik i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie.

“Mustafa e njoftoi për progresin e shumanshëm në Kosovë si dhe për fokusimin e Qeverisë në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, avancimin e proceseve integruese euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe partneritetit me SHBA-të”, thuhet në njoftimin për media.


Kryeministri Mustafa, me këtë rast, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përherë partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi, vlerësoi të arriturat në Kosovë duke çmuar punën e institucioneve të Kosovës.

Yazdgerdi, po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtejme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fushat.

Gjatë takimi është biseduar edhe për çështje të tjera që lidhen me zhvillimet politike në Kosovë si dhe në rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori