LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Monopolet në ekonomi, për shkak të mosfunksionimit të institucioneve

Mustafa: Monopolet në ekonomi, për shkak të mosfunksionimit të institucioneve

Profesori i ekonomisë dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Muhamet Mustafa thotë se monopolet në ekonominë e Kosovës e kanë burimin kryesisht tek mosfunksionimi i institucioneve, shtetit ligjor si dhe goditja e konkurrencës. Konkurrenca e pabarabartë, sipas tij, paraqitet si një nga barrierat kryesore të ushtrimit dhe zhvillimit të biznesit në Kosovë .

“Konkurrenca jo fer buron nga monopolet, korrupsioni, prokurimi favorizues e keqpërdorime të tjera të parasë publike e që ndërlidhët me simbiozën që kanë krijuar qarqe të caktuara të interesit të ngushtë politik e material, e të cilat kanë shtrirë ndikimin dhe efektet e kapjes dhe mbërthimit të institucioneve në gjithë nivelet e pushtetit , ekzekutiv, atij gjyqësor e deri diku edhe legjislativ”, ka shkruar në facebook profesori Muhamet Mustafa.

Sipas tij, ndryshimi duhet të fillojë nga Kuvendi . “Kjo është detyre si i opozitës ashtu edhe partisë në pushtet. Problemi qenësore në funksionimin e Kuvendit deri tani ka qenë se deputet që vinin nga partitë në pushtet e kuptonin si detyrë që të mbrojnë çfarëdo që bënë qeveria , të bëjnë amin dhe ta mbrojnë në çfarëdo situate, duke i hapur kështu rrugën kapjes së shtetit. Natyrisht që kjo mund ta devalvojë rolin e Kuvendit dhe ta vejë atë nën varësi të ekzekutivit , e do të duhej të ishte e kundërta.


Sipas tij, Kuvendi duhet të monitorojë dhe kërkojë llogaridhënie e përgjegjësi nga qeveria, por kjo bëhet e pamundur kur këtë e bojkotojnë deputete e partive në pushtet.

“Kur partitë politike, me mirë të thuhet deputetët, të bëhen të vetëdijshëm që duhet të jenë përgjegjës para votuesve e jo klikave politike të lidhur me oligarkitë, atëherë do të krijohen kushtet që të evitohet ky defekt bazik në funksionimin e institucioneve. Atëherë gjithë qeveritë do të punojnë më mirë e që do të jetë në interes publik dhe në instancën e fundit edhe për rejtingun e atyre partive. Pra Kuvendi duhet të imponoj një ndryshim radikal të gjendjes lidhur me prokurimet, ndaj shkeljeve të ligjit lidhur me monopolet ,lidhur me importet e caktuara, lidhur me bizneset e lidhura dhe të përkëdhelura nga politika e te ngjashme”, ka thënë deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Cinestar
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

Ekonomi
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Kalo në kategori