LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Gjendja është më shpresëdhënëse

Mustafa: Gjendja është më shpresëdhënëse

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë gjendja ekonomike është më shpresëdhënëse sesa prezantohet.

Kështu ka shkruar, Mustafa në rrjetin social Facebook, pikërisht në ditën e punëtorëve, ku Kosovën e gjen me një numër të madh të të papunëve dhe kur përfaqësuesit e sindikatave thonë se punëtorëve iu shkelen të drejtat elementare.

Postimi i Mustafës në Facebook:


Kjo dukej qartë dje në Gjilan dhe ne bizneset, të cilat i vizitova së bashku me disa ministra. Shumë biznese të Gjilanit nuk qëndrojnë asnjë hap prapa bizneseve në regjion dhe u konkurrojnë edhe atyre evropiane. Kanë ide dhe guxim për tu ballafaquar me konkurrencën brenda dhe jashtë, kanë investuar dhe po investojnë shumë.

Jam i bindur se jemi në rrugë të mirë për të zhvilluar bujqësinë, si atë primare ashtu edhe industrinë përpunuese ushqimore. Edhe tani kemi produkte ushqimore më cilësore sesa ato që i importojmë. Na pret një e ardhme më e mirë në industrinë e duhanit, të mishit, të pijeve joalkoolike, të pemëve dhe perimeve dhe të përpunimit të tyre. Gjilani është një shembull i mirë, por këtë shembull do ta ndjekin edhe Kamenica, Parteshi, Novo Bërda, Ranilluku, Vitia, kryetarët e të cilave komuna dje u zotuan se do të punojnë në projekte të përbashkëta të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor.

Na nevojitet një sinergji pozitive për të promovuar vlerat dhe rezultatet dhe për ta mbytë pesimizmin. Të bëjmë garë se kush mund të bëjë diçka më mirë në këtë vend.

Ju uroj 1 Majin, festën e punës! IM /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Carvago by Gjirafa
Kalo në kategori