LAJMI I FUNDIT:

Muriqi flet para përballjes me Irlandën e Veriut: Sigurisht se udhëtojmë për fitore, kemi shpirt luftarak

Muriqi flet para përballjes me Irlandën e Veriut: Sigurisht se udhëtojmë për fitore, kemi shpirt luftarak

Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me seancat stërvitore edhe në ditën e tretë të grumbullimit për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator.

Njëri nga futbollistët me formën më të mirë, Vedat Muriqi, beson se Kosova, përkundër mungesave të rëndësishme në këto dy ndeshje, do të arrijë të marrë rezultate pozitive.

“Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut. Sigurisht se do të udhëtojmë për fitore. Në Prishtinë kemi fituar dhe e dimë se çfarë na pret atje. Atje presim të ketë shumë shikues, ku të bashkuar do të na sulmojnë të gjithë, por edhe ne kemi kualitetet tona dhe ashtu siç e kemi fituar ndeshjen e parë, besoj se do ta fitojmë edhe të dytën”, ka theksuar Muriqi.


Ai thotë se Kosova ka një ekip kombëtar të mirë dhe mungesat do të mbulohen me lojtarë tjerë.

“Shumica e lojtarëve jemi që po luajmë nëpër ekipet tona. Edhe pse kemi mungesa besoj se ata lojtarë që do ta kenë rastin të luajnë në pozitat e atyre që mungojnë, do ta japin maksimumin”.

“Është më rëndësi të kenë një sistem bazë që për momentin e kemi dhe kur e ke sistemin, pavarësisht kush hyn apo kush del nuk krijon shumë dallim”, ka shtuar sulmuesi i Mallorca-s, i cili në këtë edicion ka shënuar tre gola në La Liga.

Ai vë në pah shpirtin luftarak si pikën më të fortë të Dardanëve.

“Ne, në asnjë lojë nuk e kemi fituar me rezultat bindës apo me posedim të topit dhe gjuajte, por kemi luftuar dhe kemi fituar me shpirt luftarak”.

“Edhe irlandezo-veriorët janë me mentalitet si ne të Kosovës dhe besoj se do të bëhet një lojë e fortë, por ne me armën tonë kryesore që e kemi shpirtin luftarak do të shkojmë atje dhe ta japim maksimumin”, ka deklaruar sulmuesi kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori