LAJMI I FUNDIT:

Murati reagon pas deklaratës së Lajçakut se Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël dhe duhet të ndryshohet

Murati reagon pas deklaratës së Lajçakut se Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël dhe duhet të ndryshohet

Kryetari i Lëvizja për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet.

Murati ka thënë se Kushtetuta mund të ndryshohet, mirëpo në disa drejtime që do ta bënin shtetin funksional e tërësisht sovran, transmeton Telegrafi.

“Ndryshimet e para do ta bënin Kosovën një shtet funksional e tërësisht sovran me hapje të mundësive për zhvillim, përparim, konsolidim të sundimit të ligjit e luftë kundër korrupsionit. Por do të hapte edhe mundësinë e bashkimit me Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e dyta do ta rrisnin jofunksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe do ta rrisnin ndikimin e Serbisë në të”, ka shkruar ai në reagimin e tij në Facebook.


Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël - Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin
Lexo po ashtu Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël - Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin

Për më shumë, reagimi i plotë:

Ndryshime të kushtetutës – po, por në cilin drejtim është çështja!

Lajçaku paska thënë në Beograd se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshojë për të akomoduar një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Është e vërtetë se kushtetuta duhet të ndryshojë. Por janë disa drejtime në të cilat ajo mund të ndryshohet.

1. Kushtetuta mund të ndryshohet duke i hequr privilegjet për komunitetet pakicë, përkatësisht duke e ndryshuar nenin 65.2 i cili u mundëson të drejtën e vetos në ndryshimet kushtetuese. Ky ndyshim duhet të pasohet me ndryshimin e nenit 1.3 që e ndalon bashkimin e Kosovës me pjesë të tjera shqiptare. Këto ndryshime mund të ndodhin vetëm si rezultat i një marrëveshjeje të re ndërkombëtare me Serbinë dhe nën garancinë e SHBA-ve dhe BE-së e që do të përfshinte ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

2. Kushtetuta mund të ndryshohet edhe në mënyrë që të akomodojë një asociacion me përgjegjësi ekzekutive, e që në realitet do të ishte një autonomi politiko-territoriale. Këto ndryshime do të mund të ishin pjesë e një marrëveshjeje për normalizim e që sipas të gjitha gjasave nuk përfshin edhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë e rrjedhimisht do të nënkuptonte edhe vazhdim i bllokimit të Kosovës në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Ndryshimet e para do ta bënin Kosovën një shtet funksional e tërësisht sovran me hapje të mundësive për zhvillim, përparim, konsolidim të sundimit të ligjit e luftë kundër korrupsionit. Por do të hapte edhe mundësinë e bashkimit me Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e dyta do ta rrisnin jofunksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe do ta rrisnin ndikimin e Serbisë në të.

Nga ato që tha Lajçaku BE dhe Kosova janë nisur në rrugën e dytë. Por aq e dëmshme është ajo për Kosovën sa dështimi i këtij projekti do të na kthej në rrugën e parë. Frika është se duke u vonuar në rrugën e parë, e duke u koncentruar tek asociacioni, do të kemi humbje të cilat nuk do t’i kishim nëse me kohë do ta ndiqnim rrugën e ri-përcaktimit të kufijve.

Ndryshe, Lajçak duke folur për Asocicacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka pohuar se ajo marrëveshje është nënshkruar dhe duhet të realizohet.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, është rënë dakord, nënshkruar dhe duhet të realizohet. Hapi tjetër është të negociojmë statusin e atij komuniteti… Dhe vendi ku ne do t’i zhvillojmë ato negociata do të jetë në Bruksel. Dhe askush nuk tha që është e pamundur, kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë natyrisht që ajo duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”, ka thënë ndër tjerash Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori