LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin

Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se konkluzioni i tij nga bisedimet në Beograd dhe Prishtinë është se procesi i dialogut vazhdon dhe se gjithçka duhet të përmbushet siç është rënë dakord.

“Çështja kryesore ose parimi i gjithë këtij procesi është që në fund të fundit të mos ketë çështje të hapura ose të pazgjidhura. Kemi të bëjmë me çështje që nuk kanë qenë në negociata deri më tani dhe ato që kanë qenë, por nuk janë përmbushur”, citohet të ketë thënë Lajçak, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Po sipas mediave serbe, ai ka thënë se për të është e kuptueshme që këto janë çështje të vështira që provokojnë emocione, por se kryesore është që për gjithçka që u ra dakord të përmbushet.

Sidoqoftë, ai nuk specifikoi nëse gjithçka që është rënë dakord në marrëveshjen e Brukselit duhet të përmbushet para ose pas arritjes së një marrëveshje përfundimtare.

Osmani reagon ndaj deklaratës së Lajçakut: Është shqetësuese dhe nuk ka të bëjë me realitetin
Lexo po ashtu Osmani reagon ndaj deklaratës së Lajçakut: Është shqetësuese dhe nuk ka të bëjë me realitetin

Dhe tani, siç ka shtuar ai, kemi të bëjmë me çështje serioze dhe të ndjeshme, siç është edhe ajo e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, është rënë dakord, nënshkruar dhe duhet të realizohet. Hapi tjetër është të negociojmë statusin e atij komuniteti… Dhe vendi ku ne do t’i zhvillojmë ato negociata do të jetë në Bruksel”, ka thënë më tej Lajçak.

Ai tha se para mbërritjes së tij në Prishtinë, kishte njoftime dhe deklarata të ndryshme, por që në 25 takime, aq sa kishte, askush nga bashkëbiseduesit e tij nuk tha që ata nuk do të përmbushnin detyrimet e tyre.

“Në fakt, u tha qartë në të gjitha takimet se ajo që pranuam dhe premtuam duhet të përmbushet, përfshirë AKS-në”.

Ndërsa kur bëhet fjalë për çështjen e Kushtetutës (së Kosovës), ai thotë se pozicioni i BE-së është të negociojë procese kaq serioze dhe se është logjike që edhe Kushtetuta do të duhet të ndryshohet.

“Dhe askush nuk tha që është e pamundur, kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë natyrisht që ajo duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”, ka thënë ndër tjerash Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori