LAJMI I FUNDIT:

Mulaj: MTI kishte anuluar përdorimin e njehsorëve “Kohler”

Mulaj: MTI kishte anuluar përdorimin e njehsorëve “Kohler”

Dallaveret me njehsor elektrik “AEL-TF.04-01”, të prodhuesit “Kohler”, të cilit i është marrë licenca me një vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), për shkak të matjeve jo të sakta të shpenzimit të energjisë elektrike në Kosovë, ishin evidentuar në kohën sa ministër i MTI-së ishte Ismet Mulaj nga AKR-ja, ku në ditët e fundit të mandatit të tij, i ishte marrë licenca këtij prodhuesi.
Ismet Mulaj, ish-ministri i MTI—së nga radhët e AKR-së tregon se stafi i tij politik dhe stafi civil i ministrisë i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbuluar të vërtetën, duke anuluar miratimin për këtë tip të njehsorëve.

“Njehsorit elektrik “AEL-TF.04-01” te prodhuesit Kohler janë miratuar nga MTI ne vitin 2009. Në kohën sa isha ministër i MTI, stafi im politik dhe stafi civil kemi bërë të pamundurën që të zbulohet e vërteta. Kemi bashkëpunuar me prokurorinë e shtetit që të zbulohet e vërteta, janë marr vendimet adekuate në përputhje me ligjet në fuqi. NË kohen sa isha ministër është anuluar miratimin e tipit të njehsorit. MTI në bashkëpunim me Prokurorinë kanë ndërmarr të gjitha masat që të zbulohet e vërteta. Rasti po hetohet dhe kam bindje që publiku do të informohet për të vërtetën”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

Sipas tij, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë duhet të kërkojë fonde shtesë nga qeveria për verifikim e këtyre njësorëve. “MTI duhet të kërkoj nga qeveria një fond shtesë, që të verifikohen të gjithë njehsorët që përdorën sot në Kosovë, sepse mund të jemi edhe viktimë e ‘luftërave’ ndërmjet prodhuesve të njehsorëve”. Sot KEDS-i po monton njehsor nga prodhuesi i ISKRES nga Serbia”, thotë Ismet Mulaj ish-ministër i Tregtisë në Qeverinë e kaluar. /Telegrafi/