“Mu kanë lodhë mashqit”, ishte përgjigja e Ramush Haradinajt për Albin Kurtin, në kohën kur u prish koalicioni VLAN.
Kështu tha kryeministri, Albin Kurti në debatin parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, derisa u është përgjigjur kritikave të opozitës ku tha se të njëjtit kanë nostalgji për kohën e ambasadorit Richard Grenell.
Ai ka kujtuar edhe kohën kur ka bashkëpunuar me disa nga partitë opozitare, ku tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i kishte thënë se po e rrënon VLAN-in për shkak se “mu kanë lodhë mashqit”.
“Le të mos harrojmë që ne njihemi kaherë. Unë e mbajë mend mirë edhe bashkëpunimin tonë. Bashkëpunimi i parë ka qenë në kohën e VLAN-it. Ka qenë vjeshta e vitit 2014. Në atë bashkëpunim në kuadër të VLAN-it, kolapsoi bashkëpunimi sepse deputeti Haradinaj dhe ish-kryetari i LDK-së po bënin gara se kush po shkonte përpara me PDK-në edhe u prish VLAN-i. E mbajë mend mirë takimin me Haradinajn kur i kam thënë ‘Pse po shkon me PDK-në, pse po na e rrënon VLAN-in’. Se harrojë kurrë përgjigjen e tij. Përgjigja e tij ka qenë kjo ‘mu kanë lodhë mashqit”, ka thënë ai.
Ai tha se kritikat e opozitës për qeverinë që ai udhëheq, vijnë nga nostalgjia për Richard Grenell.
“Më lejoni të shpjegojë se ku e ka hallin deputeti Haradinaj. Ai thotë gazi amerikan, pastaj pse s’po e ndërpreni dialogun e kështu me radhë. Unë jam i bindur që edhe kërkesat që të shkohet në mënyrë përfundimtare në Bruksel dhe të kthehemi në mënyrë demonstratave në Prishtinë edhe ato për gazin e pashfrytëzuar që e kemi shpjeguar pa numër herë këtu, që është keqkuptim i madh vijnë nga një lloj nostalgjie për Grenellin. Kjo është thelbi. Kurti 1 e pati Grenell 1, e Kurti 2 s’po ka Grenell 2. Krejt këtu e keni hallin, që në Kurtin 2 nuk po prodhohet një Grenell 2, e ju po doni që unë të dalë palë jo konstruktive në Bruksel, të gjykohet Kosova ose të etiketohemi sikur anti-amerikan. Të prodhohet Grenell 2 kundër Kurti 2” deklaroi ai, transmeton Kp.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se
“Sikurse ju që po dëshironi me i gjetur fajet, prej atij që mu kanë lodhur meshkujt. Po, mu kanë lodh meshkujt në atë kohë, pasi s’kam pas meshkujt me vdek për pushtet. Ky mashtruesi ka dashur me i shti ushtarët e Ramushit, të UÇK-së të Dukagjinit me luftu me policinë tonë në ndërtesë të Qeverisë, por i kam thënë jo dhe i kemi nda rrugët prej asaj dite”, është përgjigjur Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ASH-Sela: Siljanovska me retorikën e Putinit, agresionin në Ukrainë e quan “operacion ushtarak”
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet