LAJMI I FUNDIT:

MTI-ja thotë se çmimi i naftës në Kosovë është në përputhje me tregjet në rajon

MTI-ja thotë se çmimi i naftës në Kosovë është në përputhje me tregjet në rajon

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thotë se ka ndjekur me vëmendje dhe kujdes të shtuar lëvizjet e çmimit të naftës dhe të derivateve të saj në tregun botëror dhe përshtatjen e çmimeve vendore me këto lëvizje.

Sipas kësaj ministrie, Kosova aktualisht ka një treg të lirë dhe çmimet e derivateve përcaktohen nga konkurrenca në treg.


“Pas analizimit të tregjeve rajonale MTI-ja, ka konstatuar se përshtatja e çmimeve të naftës dhe të derivateve të saj në vendin tonë është në suaza të lëvizjeve të çmimeve në tregjet e vendeve të rajonit. Nga krahasimi i çmimeve shitëse me shumicë dhe pakicë me ato të rajonit shihet qartazi se në Kosovë nuk ekziston mospërshtatje e çmimeve në atë nivel që do të bëjë të nevojshme ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës për të caktuar çmimin e naftës dhe të derivateve të saj në tregun e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MTI-së.

Megjithatë, MTI-ja thotë se do të vazhdojë të monitorojë nga afër lëvizjet eventuale të çmimeve të naftës dhe të derivateve të saj në tregun botëror dhe rajonal dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin, në rast të mospërshtatjes së çmimeve vendore, me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror, interesit të konsumatorëve dhe eliminimit të çrregullimeve eventuale në treg.

“Për sa i përket infrastrukturës së cilësisë, MTI-ja në bashkëveprim me institucionet tjera kompetente, si Doganat, ATK-në, Policinë e Kosovës do të punojë që në vazhdimësi të rritet niveli i kontrollit dhe të luftohet aktiviteti joformal i operatorëve të naftës dhe të derivateve të saj. MTI kërkon një bashkëpunim edhe më të ngushtë të të gjithë aktorëve, në veçanti të konsumatorëve në luftimin e aktiviteteve të jashtëligjshme”, thuhet në komunikatë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro

Ekonomi
Kalo në kategori