LAJMI I FUNDIT:

MPMS në konferencën vjetore të ILO-s zhvillon takime lobuese e rrjetizuese

MPMS në konferencën vjetore të ILO-s zhvillon takime lobuese e rrjetizuese

Në Konferencën vjetore të 104 me radhë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës- ILO, e cila po mbahet në Gjenevë, po merr pjesë delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe përfaqësuesit e Këshillit Ekonomiko – Social.

Në Konferencë, Abrashi dhe delegacioni kanë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të kësaj konference si dhe me delegacione të vendeve pjesëmarrëse.

Nga takimet e shumta me karakter lobues dhe rrjetizues, vlen të theksohet rëndësia e takimit me Presidenten e konferencës, Ieva Juanzeme, kreun e Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, Wienen, ai me Drejtoreshën e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit të ILO me bazë në Torino, O’Donovan, si dhe me delegacionet nga Turqia e Katari.


Si rezultat i kësaj vizite, është arritur të formalizohen bashkëpunime në fushën e fuqizimit të dialogut social dhe ngritjes së kapaciteteve të partnerëve anëtarë të Këshillit Ekonomik Social; në realizimin e vizitave zyrtare në Turqi dhe Lituani me qëllim të forcimit të bashkëpunimit; në organizimin e një vizite me drejtues ekzekutiv të ILO-s; në inicimin e pjesëmarrjes në rrjete dhe forume të specializuara në fushën e punës dhe organizimit sindikal dhe forma tjera të bashkëpunimit.