LAJMI I FUNDIT:

MPB e Maqedonisë jep alarmin për krimet online

MPB e Maqedonisë jep alarmin për krimet online

MPB e Maqedonisë njofton se është rritur numri i informacioneve dhe ankesave të qytetarëve të Maqedonisë, për mashtrime që bëhen me blerjet Online, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto mashtrime zakonisht bëhen gjatë komunikimit me e-mail. Kriminelët arrijnë që të ndryshojnë të dhënat bankare në fletëpagesat, duke arritur kështu që të pranojnë pagesat në xhirollogari falco.


Prandaj, për shkak të kompleksitetit të hetimeve, MPB kërkon që të jemi të kujdesshëm maksimalisht, duke na këshiluar që e-mail komunikimi të shfrytëzohet në mëyrë profesionale, fjalëkalimet (password) të jenë sa më kompleks dhe të ndryshohen më shpesh, para ndonjë blerje të mundshme, të vendosen edhe kontakte telefonike, nëse ka dyshime atëherë të kontaktohet banka, ku duhet të bëhet pagesa, si edhe masa tjera të cilat do të pengonin që të jemi viktimë e krimit online./Telegrafi/