LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Sneijderi kompleton skuadrën time

Mourinho: Sneijderi kompleton skuadrën time

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka lëvduar transferimin e Wesley Sneijderit nga Real Madridi.

"Sneijderi kompleton skuadrën time. Kam kërkuar një mbrojtës, një mesfushor, një mesfushor ofanziv (‘trequartista’) dhe një sulmues, ndërsa i kam siguruar të gjithë. Tani jemi të kompletuar”, u ka thënë Mourinho gazetarëve.

Për më shumë portugezi ka thënë se do të dëshironte që Sneijder të vinte më herët, ashtu që të ishte më i përgatitur, si do që të jetë, tani ai e konsideron skuadrën e tij “të re dhe një skuadër me potencial”.

Mourinho ka thënë edhe disa fjalë për derbin e të shtunës kundër Milanit.


“Gjithmonë kam thënë se Milani është një ekip i madh. Unë jam një nga të paktit që nuk jam rosoner dhe që them se ata janë të fuqishëm. Ndeshja kundër Sienas e dëshmon këtë”, ka shtuar portugezi.