LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i jep ultimatum Ibrahimovicit

Mourinho i jep ultimatum Ibrahimovicit

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, i ka dhënë ultimatum sulmuesit Zlatan Ibrahimovic që të vendosë nëse dëshiron të largohet ose të qëndrojë, pasi që kur të fillojnë ndeshjet para-sezonale ai nuk do të lejojë largimin e tij.

Il Corriere Dello Sport” njofton se portugezi është takuar me presidentin Massimo Moratti për të folur në lidhje me sulmuesin boshnjak me pasaportë suedeze, duke caktuar datën 12 korrik si afatin e fundit kur mund të shitet Ibracadabra.

Ibrahimovic është i kërkuar nga shumë skuadra, ndërsa më të interesuar për shërbimet e tij janë gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.