LAJMI I FUNDIT:

Motorola shkon në Kinë me XT760

Motorola shkon në Kinë me XT760

Motorola ka paralajmëruar një model të ri të telefonit Android për Kinë, Motorola XT760, i cili vjen me Android 2.3 Gingerbread, me mbështetje quad-band GSM/GPRS/EDGE, 3G me HSPA.

Motorola XT760 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, rezolucion 540 x 960 piksel, si dhe procesorin me dy bërthama, me kapacitet prej 1GHz.

Karakteristikat tjera të Motorola XT 760 përfshijnë kamerën me 8 megapiksel, e cila mund të incizojë video në Full HD me 1080p, si dhe kamerën e përparme VGA.

Motorola XT760 përmban edhe 2GB memorie të brendshme me 768MB RAM, mikroSD kartelën deri në 32GB, ndërsa çmimi i këtij modeli nuk është bërë i ditur. / Telegrafi /