LAJMI I FUNDIT:

Motorola Shamu sjell edhe Android L

Motorola Shamu sjell edhe Android L

Motorola Shamu ka rrjedhur disa herë gjatë javës së kaluar, dhe për këtë model është folur mjaft shumë deri më tani. Ndërsa dje gjatë ditës, telefoni më i ri i kompanisë Motorola është parë afër rivalit LG G3, duke lënë të kuptohet se dimensionet e modelit të Motorola-së do të jenë më të mëdha.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që pamjet e reja të Shamu duke punuar në versionin më të ri të sistemit operativ të Google, Android L janë paraqitur online.

Sipas thashethemeve të shumta thuhet se Motorola Shamu do të sjell ekranin me diagonalen prej 5.9-inç me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin quad-core Snapdragon 805 SoC në 2.6GHz, 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Në anën e pasme të telefonit pritet të jetë kamera me 13MP për foto dhe video, bashkë me atë të përparmen me 2MP për foto të stilit selfie, si dhe baterinë me 3,200 mAh dhe Android L, si sistemin e saj operativ.


Fotogafitë e mëparshme sugjerojnë se telefoni i ri i Motorola’së do të duket ngjashëm me Moto X, ndërsa ende nuk dihet data e saktë e lansimit të këtij modeli në treg. (Telegrafi)