LAJMI I FUNDIT:

Motorola Motoluxe “zbarkon” në Evropë gjatë muajit

Motorola Motoluxe “zbarkon” në Evropë gjatë muajit

Motorola Motoluxe është paralajmëruar para disa kohësh, dhe thuhej se do të vijë në Evropë kah fundi i muajit shkurt, ose në fillim të muajit mars.

Ndërsa, tani Motorola e ka konfirmuar lajmin në të cilin thuhet se ky model i telefonit do të vijë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë këtij muaji.

Motorola Motoluxe posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, kamerë të pasme me 8 mega-piksel, si dhe atë të përparme VGA e cila përdoret për video-komunikim.

Gjithashtu, Motorola Motoluxe posedon edhe baterinë me 1,400mAh, ndërsa bazohet në versionin e parafundit të Android, Android 2.3 Gingerbread. / Telegrafi /