LAJMI I FUNDIT:

Motorola lanson edhe Moto X

Motorola lanson edhe Moto X

Motorola e ka prezantuar modelin e ri të telefonit Android, përkatësisht Motorola Moto X, për të cilin kompania ka dhënë detajet dhe specifikat e telefonit.

Motorola Moto X sjell ekranin prej 5.2 inç në full HD OLED me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, me procesorin quad core 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 801 me 2GB RAM.

Moto X është i dizajnuar me stil, me kornizën e lakuar prej metali, ekranin prej 5.2” në Full HD dhe materialin origjinal të certifikuar me FSC® dhe lëkurën Horëeen®, që i japin përdoruesit një ndjenjë shumë të mirë gjatë përdorimit.

Motorola Moto X është në dispozicion në dy versione të memories së brendshme, përkatësisht versionin standard me 16GB dhe atë të zgjeruar me 32GB.


Kamera e përparme e telefonit me 2MP mundëson incizimin full HD në 1080p, ndërsa ajo e pasme ofron 13MP. Moto X vjen me Android 4.4.4 KitKat dhe baterinë me 2300 mAh. (Telegrafi)