LAJMI I FUNDIT:

Motorola Droid Turbo në treg më 29 tetor?

Motorola Droid Turbo në treg më 29 tetor?

Javën e kaluar në internet janë shfaqur disa pamje të reja të modelit të ri të telefonit të mençur të Motorola-së, përkatësisht modelit Droid Turbo, telefonit që pritet të arrijë tek operatori amerikan Verizon Wireless në fund të muajit.

Fotografia e mësipërme e modelit të ri të Motorola Droid Turbo ishte postuar në Tëitter nga Evan Blass, dhe në postim thuhej se ky model do të arrijë në Verizon më 29 tetor.

Më parë kemi dëgjuar se Motorola Droid Turbo do të shfaqet në treg me ekranin QHD me diagonalen prej 5.2 inç, rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, ndërsa pajisja thuhet se është mundësuar nga procesori 2.7GHz quad core Qualcomm Snapdragon 805.

Karakteristikat e tjera që thuhet se do të ofrohen në Turbo Droid përfshijnë edhe 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, bashkë me dy kamerat, në të dyja anët e telefonit.


Në pjesën e përparme Motorola Droid Turbo do të vijë me kamerën prej 2MP për video komunikim, ndërsa në anën e pasme të telefonit do të jetë kamera që mundëson incizimin e videove në 4K, sepse kamera do të jetë me 21MP.

Droid Turbo do të vijë me një bateri prej 3900 mAh dhe një funksion të ri të mbushjes së shpejtë të telefonit, apo për vetëm 15 minuta me 8 orë pune aktive në pajisje, sikurse Nexus 6.

Droid Turbo gjithashtu do të vijë me Android 4.4 Kitkat dhe do të fillojë të ofrohet nga Verizon më 29 tetor, edhe pse ende nuk është dhënë asnjë hollësi mbi çmimet. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori