LAJMI I FUNDIT:

Motorola Droid Razr HD, në treg të premten?

Motorola Droid Razr HD, në treg të premten?

Motorola ka postuar një njoftim në faqen e saj në Facebook, në të cilin ka thënë se të premten do të prezantojë një model të ri të telefonit, ndërsa jo-zyrtarisht merret vesh se bëhet fjalë për një model që mbështetet në rrjetin 4G LTE.

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur sakt se për cilin model bëhet fjalë, mediat thonë se gjasat më të mëdha janë që Motorola të lansojë modelin e shumë-përfolur – Motorola Droid RAZR HD.

Sipas thashethemeve të deritashme, pritet që Motorola Droid RAZR HD të vijë me Android 4.0.4 Ice Cream Sandwich, ekran të ndjeshëm në prekje me formatin HD, si dhe rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve. / Telegrafi /