Ligji i ri për trafikun rrugor hyn në fuqi të mërkurën, më 3 prill 2024, gjersa ky ligj rregullon edhe çështjen e drejtimit të trotinetëve elektrikë, biçikletës etj.
Me këtë ligj po ashtu parashihen gjoba për ata që gjatë drejtimit të trotinetëve e mjeteve tjera nuk përdorin helmetë.
Neni 125
Kufizimi i drejtimit të biçikletës, mopedit, motoçikletës dhe triçikletës
1. Personit i cili drejton biçikletë, moped, motoçikletë dhe triçikletë i ndalohet:
1.2 të drejtojë pa e mbajtur timonin me dy duar, përveç në raste kur jep shenjë me dorë;
1.2 pa i mbajtur këmbët në pedale ose në mbështetëse të këmbëve;
1.3 të mbahet ose të tërhiqet nga mjete të tjera;
1.4 ta lëvizë mjetin krahas mjetit tjetër;
1.5 të bartë çfarëdo ngarkese nëse kështu pengohen apo rrezikohen pjesëmarrësit e
tjerë në trafik;
1.6 të përdorë dëgjuese të pajisjeve audio, duke i vendosur në dy veshët;
1.7 të manovrojë me një rrotë.
2. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 40 euro, personi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
Neni 126
Përdorimi i helmetës
1. Shoferi i cili drejton, mopedin, motoçikletën, triçikletën apo katërçikletën pa kabinë mbrojtëse, si dhe personat të cilët barten në këto mjete, duhet të mbajnë helmeta mbrojtëse përkatëse, të rregullta, dhe gjatë qarkullimit në rrugë t’i përdorin ato sipas udhëzimeve të prodhuesit të helmetës.
2. Biçiklisti dhe shoferi i trotinetit elektrik më i ri se 16 vjet, duhet të mbajnë helmeta mbrojtëse përkatëse, të rregullta, dhe gjatë qarkullimit në rrugë t’i përdorin ato sipas udhëzimeve të prodhuesit të helmetës.
3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 euro, shoferi dhe personat të cilët barten në këto mjete nëse gjatë qarkullimit në rrugë nuk e bartin helmetën mbrojtëse ose nuk e përdorin atë sipas udhëzimeve të prodhuesit të helmetës mbrojtëse. Për personat e moshës nën 16 vjeç, dënimi i shkon te kujdestari ose prindi.
Neni 127
Rregullat e trafikut për trotinet elektrik
1. Shoferi i trotinetit elektrik gjatë drejtimit duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë.
2. Shoferi i trotinetit gjatë shfrytëzimit të shtegut të përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë duhet të ketë kujdes të veçantë dhe t’u japë përparësi këmbësorëve.
3. Kur nuk ekziston shtegu apo shiriti për biçikleta ose shtegu i përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë, shoferi duhet ta shfrytëzojë bankinën dhe nëse kjo nuk është e mundshme, ta shfrytëzojë shiritin e djathtë të trafikut, duke lëvizur sa ma afër skajit të djathtë në distancë deri në 1 metër.
4. Ndalohet lëvizja në trotuare dhe sipërfaqet tjera të parapara ekskluzivisht për lëvizjen e këmbësorëve sheshe, zonat e këmbësorëve dhe ngjashëm.
5. Shpejtësia maksimale e lejuar në rrugën qarkulluese dhe në shiritin për biçikleta është 25 km/h.
6. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 euro shoferi i cili vepron në kundërshtim me paragrafët 1. 2. dhe. 3 të këtij neni.
7. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 150 euro dhe i konfiskohet mjeti në kohëzgjatje 3 muaj shoferi i cili vepron në kundërshtim me paragrafët 4. dhe 5 të këtij neni.
Neni 128
Mosha e shoferit të trotinetit
1. Fëmijës më të ri se 16 vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike.
2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 euro prindi apo kujdestari nëse shoferi vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 500 euro qiradhënësi i trotinetit elektrik nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
Neni 129
Detyrimet e shoferit të trotinetit
1. Shoferi gjatë ngasjes së trotinetit elektrik duhet ta ketë të ndezur një dritë ngjyrë të bardhë në pjesën e përparme dhe një dritë ngjyrë të kuqe, katadiopter me materie retroreflektuese në pjesën e pasme gjatë drejtimit natën dhe gjatë drejtimit ditën kur dukshmëria është e dobësuar/ zvogëluar.
2. Kur shoferi e drejton trotinetin në rrugë publike gjatë dukshmërisë së dobësuar/zvogëluar, ai është i detyruar të ketë jelek reflektues, rroba reflektuese për trotinet apo ndonjë burim drite.
3. Përveç shoferit, nuk lejohet të transportohen persona tjerë apo kafshë në trotinet elektrik.
4. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 40 euro shoferi i trotinetit elektrik, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 1. ose 2. të këtij neni.
5. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 100 euro dhe i konfiskohet mjeti në kohëzgjatje për 3 muaj shoferi i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 3 të këtij neni
Neni 130
Kufizimi i drejtimit për trotinet elektrik
1. Personit i cili drejton trotinetin elektrik, i ndalohet:
1.1 të drejtojë pa e mbajtur timonin me dy duar, përveç në raste kur jep shenjë me dorë;
1.2 të mbahet ose të tërhiqet nga mjete të tjera;
1.3 ta lëvizë mjetin krahas mjetit tjetër;
1.4 të bartë çfarëdo ngarkese nëse kështu pengohen apo rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë në trafik;
1.5 të përdorë dëgjuese të pajisjeve audio, duke i vendosur në dy veshët;
1.6 të manovrojë me një rrotë.
2. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 40 euro, personi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në deklarime e të njohura në praktikë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_5-50-380x233.jpg)
Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në deklarime e të njohura në praktikë
![Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Fehmi-Lladrovci-foto-KALLXOcom-720x432-1-e1722025600183-380x233.png)
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Untitled-design-2024-07-26T081830.605-696x392-1-380x233.png)
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit
![Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-69-380x233.jpg)
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në
![Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Fehmi-Lladrovci-foto-KALLXOcom-720x432-1-380x233.png)
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
![Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/231003131530-aman-osmani-380x233.jpg)
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen
![Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/gfk-380x233.jpg)
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq