LAJMI I FUNDIT:

Mosha e 98 trajnerëve në pesë ligat më të forta: Nga pleqtë Hodgson e Heynckes te djaloshi Nagelsmann

Mosha e 98 trajnerëve në pesë ligat më të forta: Nga pleqtë Hodgson e Heynckes te djaloshi Nagelsmann

Presioni është rritur shumë për trajnerin e Arsenalit, Arsene Ëengerit, ku tifozët kërkojnë shkarkimin e tij.

Trajneri është kritikuar shumë për moshën e tij, pasi aktualisht ai është 68-vjeç.

Po sa vjeç janë menaxherët në pesë kampionatet më të forta në Evropë si Spanjë, Gjermani, Angli, Itali dhe Francë.


A është më i vjetri Wenger me 68 vjet?

Liga Premier: Një është 780 vjeç, asnjë nën 40 vjet

Ky kampionat ka tre trajnerë mbi moshën 60 vjeçare, ndërsa mosha mesatare është më e madhe në Evropë me 53.1.

Wenger është 68, Sam Allardyce është 63 vjeç, ndërsa Roy Hodgson i Crystal Palace është gjyshi i kampionatit me 70 vite mbi supe.

Më i riu është Eddie Howe me 40 vjet.

LaLiga: Asnjë trajner mbi 60 vjeç 

Quique Setien është trajneri më i vjetër në La Liga pasi do të mbush 60 vjet.

Javi Calleja është më i riu me 39 vjet, ndërsa në listën e të rinjve futen edhe Vincenzo Montella i Sevillas dhe Clarence Seedorf i Deportivo La Coruna, e 43 dhe 41 vjet.

Mosha mesatare në La Liga është 48.8.

Serie A: De Zerbi, më i riu  

Trajneri i Beneventos, Roberto De Zerbi është më i riu me 38 vjet para Gennaro Gattusos (40), Massimo Oddos (41) dhe Simone Inzaghit (41).

Trajneri më i vjetër në Serie A është Gian Piero Gasperini që ka 60 vjet.

Pas tij vijnë Maurizio Sarri dhe Luciano Spalletti. Mosha mesatare në Serie A është 50.1.

Ligue 1: Nga Jardim te Ranieri 

Më i riu në Ligue 1 është Leonardo Jardim i Monacos, por që ka 43 vjet.

Claudio Ranieri i Nantes ka 66, ndërsa Jean-Louis Gasset i Saint-Etienne, ka 64vjet.

Vetëm Premier Liga ka moshë mesatare më të madhe se Ligue 1. Francezët kanë moshë mesatare 52.9.

Bundesliga: Kampionati i gjyshit dhe më të riut

Kampionati gjerman ka trajnerin më të ri dhe ai është Julian Nagelsmann që ka 30 vjet. Pas tij vijnë Dominco Tedesco i Schalkes (32), Florian Kohfeldt i Werder Bremen (35),  Manuel Baum i Augsburg (38) dhe Sandro Schëarz i Mainz 05 (39).

Më i vjetri është ai i Bayern Munich, Jupp Heynckes me 72 vjet.

Mosha mesatare është 45.3. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori