LAJMI I FUNDIT:

Mosdekretimi i kryeprokurorit, Maloku: Ka dështuar Zyra e Presidentes

Mosdekretimi i kryeprokurorit, Maloku: Ka dështuar Zyra e Presidentes

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka komentuar vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit.

Osmani këtë vendim e ka arsyetuar duke numëruar disa shkelje që sipas saj, i kanë gjetur lidhur me procesin e përzgjedhjes së Blerim Isufaj kryeprokuror.

Kryesuesi i KPK-së i shkruan letër Osmanit, pasi kjo e fundit nuk e dekretoi Isufajn për Kryeprokuror
Lexo po ashtu Kryesuesi i KPK-së i shkruan letër Osmanit, pasi kjo e fundit nuk e dekretoi Isufajn për Kryeprokuror

E kryesuesi i KPK-së në konferencën vjetore për medie të enjten, ka thënë se lidhur me këtë proces ka dështuar Zyra e Presidentes.


“Nuk mendoj se këshilli ka dështuar, por ka dështuar pikërisht Zyra e Presidentes. Presidentja nuk ka mandat kushtetues dhe nuk ka të drejtë me refuzua dekretimin pas një procesi që ka pasur Këshilli Prokurorial”, është shprehur Maloku.

“Ne kemi edhe një opinion të Komisionit të Venecias që thotë se në rastet e dekretimit për pozitat e larta, Këshillat kanë rol përmbajtjesor, e roli i presidentit është formal, pra dekretimi. Shtyrja që ka bërë presidentja, është dështim i zyrës së saj. E ka mbajt më shumë se 1 vit e gjysmë pezull dekretimin”, ka thënë Maloku.

Ndryshe, javë më parë presidentja Osmani ka deklaruar se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, dhe i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Ajo tutje ka theksuar se Këshilli Prokurorial i Kosovës disa herë ka bërë presion për përzgjedhjen e kryeprokurorit.

Presidentja ka përmendur edhe mesazhe, në të cilat, siç ka thënë, ka pasur edhe kërcënime për ngritje aktakuzash e arrestime.

“Çdo letër tjetër që KPK-ja dërgonte përkundër faktit që e dinte se pse nuk po merret vendimi, ka qenë presion i paligjshëm dhe jokushtetues. Ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme. Njerëz dërgonin mesazhe që nëse nuk e dekreton dhe nënshkruan do të ngrisin aktakuza, do t’i lidhim duart. Por, ata duhet ta dinë se në këto dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë e as nuk do të bëjnë asnjëherë”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori