LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kam marrë kërcënime që nëse nuk e dekreton Isufajn për Kryeprokuror, do t’i lidhim duart

Osmani: Kam marrë kërcënime që nëse nuk e dekreton Isufajn për Kryeprokuror, do t’i lidhim duart

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se nuk ka bazë ligjore për t’u kontestuar vendimi i saj për mosdekretimin e Blerim Isufajt si pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në një konferencë për media duke folur për mundësinë që vendimi të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, Osmani ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm për arsye politike e jo ligjore.


Ndaj, ajo është shprehur se “kushdo që dëshiron betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”.

Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin Blerim Isufaj, numëron shkeljet ligjore që kanë gjetur gjatë procesit
Lexo po ashtu Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin Blerim Isufaj, numëron shkeljet ligjore që kanë gjetur gjatë procesit

“I inkurajoj deputetët që ta lexojnë këtë dokument ku janë të evidentuara të gjitha shkeljet në këtë procedurë të përzgjedhjes së kryeprokurorit. Kushdo që e lexon këtë dokument dhe e sheh se sa masive janë shkeljet në këtë procedurë, nuk do ta merrte përsipër që ta dërgonte një vendim të tillë në Gjykatën Kushtetuese sepse nuk ka bazë ligjore për të kontestuar diçka që në fakt merret pikërisht për të kthyer ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në proces.

A në qoftë se për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë për mua nuk është betejë ligjore, por betejë politike. Kushdo që dëshiron betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”, ka deklaruar presidentja.

Ajo tutje ka ripërsëritur se Këshilli Prokurorial i Kosovës disa herë ka bërë presion për përzgjedhjen e kryeprokurorit.

“Ju e dini se Këshilli Prokurorial në bazë të ligjit dhe kushtetutës ka të drejt që të bëjë propozimin e kandidatit për kryeprokuror vetëm një herë dhe pastaj ky propozim të vlerësohet nga ana e Presidencës. Unë vazhdimisht i kam njoftuar se për shkak që kjo lëndë kontestohej në gjykata, unë e kam lënë vlerësimin e procedurës që ta bëj pasi të përfundojë kjo çështje në gjykatat tona. Fatkeqësisht nga aspekti përmbajtjesor kjo temë nuk u trajtua në gjykata, por unë e kam kryer detyrën time duke bërë vlerësimin e procedurës”.

Presidentja ka përmendur edhe mesazhe, në të cilat, siç ka thënë, ka pasur edhe kërcënime për ngritje aktakuzash e arrestime.

“Çdo letër tjetër që KPK-ja dërgonte përkundër faktit që e dinte se pse nuk po merret vendimi, ka qenë presion i paligjshëm dhe jokushtetues. Ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme. Njerëz dërgonin mesazhe që nëse nuk e dekreton dhe nënshkruan do të ngrisin aktakuza, do t’i lidhim duart. Por, ata duhet ta dinë se në këto dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë e as nuk do të bëjnë asnjëherë”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori