LAJMI I FUNDIT:

Morena publikon një pjesë të klipit të ri

Morena publikon një pjesë të klipit të ri
Morena Taraku (Foto: Instagram/morenataraku)

Morena Taraku ka kohë që e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin do të sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Modelja e shndërruar në këngëtare ka bërë të ditur se këngën e re do ta titullojë “Missed Call” dhe pritet një videoklip që do të vë në pah bukurinë e saj.

Morena Taraku thotë se nuk ka ndryshuar, është e njëjta që ka qenë në shkollë fillore dhe të mesme
Lexo po ashtu Morena Taraku thotë se nuk ka ndryshuar, është e njëjta që ka qenë në shkollë fillore dhe të mesme

Gjatë të premtes, Morena e ka publikuar një fragment të shkurtë të videos muzikore dhe i ka njoftuar fansat se kur publikohet kënga e re.


“Më kapi lemza! E di se shumë po më përmendin. ‘Missed Call’ të dielën, 14:00. Qëndroni këtu”, shkruan në përshkrim.

“Swag” është një prej realizimeve më të fundit muzikore të bukuroshes që u publikua në muajin korrik, ndërsa klipi numëron afro dy milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B3wPqLYlno1/