Më 19 dhjetor, gjyshja palestineze 80-vjeçare Halima Abu Leil u qëllua në një sulm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në lagjen e saj në kampin e refugjatëve Balata në Nablus, Bregu Perëndimor.
Dy ditë më vonë, fëmijët e Halimas i thanë Sky News se nëna e tyre u qëllua gjashtë herë nga forcat speciale izraelite teksa ishte në rrugën e saj për të blerë sende ushqimore.
Ajo vdiq pak më pas.
“Ata mund të shihnin se ajo është një grua e moshuar, por e qëlluan gjashtë herë – në këmbë, në gjoks. Kur u qëllua për herë të parë në këmbë, ajo ra në tokë”, ka thënë vajza e saj, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Pamjet e publikuara rishtazi nga kamerat CCTV tregojnë momentin kur ajo u qëllua dhe zbulon se një furgon i shënuar si një ambulancë është përdorur gjatë aksionit të befasishëm të IDF.
Familja e Halima Abu Leil dëshiron që pamjet të shihen.
CCTV footage shows the shocking moment an 80-year-old Palestinian grandmother was shot in an IDF raid in the West Bank.
Sky News analysis has revealed what appears to be Israeli military personnel using a vehicle, marked as an ambulance, during the operation ⬇️ pic.twitter.com/OizbV5Nelo
— Sky News (@SkyNews) January 12, 2025
Njësia e të dhënave dhe mjekësisë ligjore e Sky News ka analizuar CCTV-në dhe ka gjeolokuar rrugën ku është filmuar video.
Dhe siç shkruan mediumi britanik, është vendi i saktë ku djali i Halimas ka thënë se ajo “ra në gjunjë” teksa u qëllua.
Në video shihet Halima duke u kthyer në rrugë. Tre burra po ecin gjithashtu në rrugë. Nuk ka asnjë kontakt të dukshëm mes tyre dhe Halimasë.
Bazuar në analizën e siluetave të tyre, figura në mes duket se mban një armë. Ka të ngjarë të jenë militantë të lagjes.
Tre burrat kthehen në të djathtë, duke lëvizur në një zonë me diell.
Njëri ulet në disa shkallë, ndërsa dy të tjerët qëndrojnë. Ata i bashkohen dikujt që tashmë është ulur atje.
Disa metra më tutje, Halima ndalon në mes të rrugës për të folur me një grua tjetër me një karrocë pazari.
Një ambulancë shfaqet, duke i ndarë dy gratë dhe ecën ngadalë në rrugë. Një furgon i bardhë futet pas automjetit mjekësor.
Pak çaste më vonë, dera e pasagjerit të furgonit të bardhë hapet dhe duket një re e dobët tymi, që sugjeron se është shkrepur një armë zjarri.
Ky është momenti kur Halima bie në gjunjë.
Burrat, disa prej tyre të armatosur, shpërndahen djathtas dhe majtas nëpër rrugica së bashku me njerëzit e tjerë në rrugë.
Një analizë e detajuar e pamjeve sugjeron se tymi në mure është rezultat i shkrepjeve të shumta.
Dhe pamjet dhe imazhet nga vendi i vrasjes tregojnë vrimat e plumbave në ndërtesën pranë vendit ku ndodhej Halima.
Gruaja me të cilën po fliste pak më parë fshihet në një derë.
Në të njëjtën kohë, figurat që duket se janë forca ushtarake izraelite dalin nga ambulanca në plan të parë.
Ata janë të pajisur me helmeta, çanta shpine, pushkë dhe pajisje të tjera.
Lidhur me këtë ngjarje, IDF tha se ata kishin kryer “aktivitet kundër terrorizmit” në kampin Balata në mëngjesin që Halima u vra.
Ndërkohë IDF-së është përgjigjur: “IDF është e përkushtuar dhe vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Incidenti i përmendur është në shqyrtim. Rishikimi do të shqyrtojë përdorimin e automjetit të treguar në video dhe pretendimet për dëmtim të individëve të pa përfshirë gjatë shkëmbimit zjarri mes terroristëve dhe forcave tona”.
Dhe Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për territorin e pushtuar palestinez Francesca Albanese që ka parë videon ka thënë për Sky News se ishte e tronditur, por jo e befasuar.
Ajo thotë: “Kur shikoj pamjet, ajo që del prima facie është se nuk janë marrë masa paraprake – brenda këtyre operacioneve, ligjshmëria e të cilave është e diskutueshme – për të shmangur ose kursyer jetën civile. Asnjë parim i proporcionalitetit, sepse ka pasur zjarre të drejtuara ndaj personave të identifikuar…”.
“Pra, kjo ishte një vrasje gjakftohtë dhe mund të ishte një krim lufte si një vrasje pa gjyq”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamjet "para dhe pas zjarreve" zbulojnë shkallën e dëmeve në Los Anxhelos
Ministrja e Jashtme gjermane paralajmëroi për pasojat e reduktimit të mbështetjes financiare të Gjermanisë për dërgesat e armëve në Ukrainë
Zvicra gati të presë një takim Trump-Putin
Çfarë është "ngjyra rozë" që po përdoret për fikjen e zjarreve në Kaliforni dhe sa e dëmshme është ajo?
Momenti kur një palestineze 80-vjeçare u qëllua nga forcat e izraelit, ndërsa ekspertja e OKB-së thotë se mund të jetë "krim lufte"
Biden bisedon me Netanjahun, Sullivan: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania