LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj i shkruan letër Abdixhikut, kërkon që LDK ta bllokojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Molliqaj i shkruan letër Abdixhikut, kërkon që LDK ta bllokojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka shkruar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, rreth zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente.

Molliqaj ka kërkuar nga LDK të mos përkrah Osmanin për presidente.

“Ne jemi të shqetësuar për pasojat mbi jetën demokratike të vendit që do të prodhonte zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente. Pas këtij momenti, opozitës parlamentare do t’i humbas rëndësia, kurse Kuvendi do t’i ngjajë kuvendeve moniste. Kosova për herë të parë pas luftës rrezikon që të gjitha instancat e pushtetit t’i përfundojnë në një adresë. Por ky ende nuk është problemi kryesor. Ky akumulim pushteti e ka mbrapa një ideologji që në fjalë dhe organizim është totalitar. LDK e ka në dorë ta ndalojë këtë gjë”, thuhet në letrën e Molliqajt drejtuar kreut të LDK-së.


Letra e plotë e Molliqajt drejtuar Abdixhikut:

I nderuar z.Abdixhiku,

Zgjedhja juaj në krye të LDK-së është pritur mirë tek qytetarët dhe opinioni publik. Në anën tjetër, gatishmëria juaj për të udhëhequr me subjektin në një kohë të vështirë si kjo duket inkurajuese. Megjithatë, siç besoj se jeni të ndërgjegjshëm, pritjet pozitive lidhen më shumë me të ardhmen dhe rrugën përpara sesa me gjendjen e tanishme.

Nuk dua të tingëlloj pretencioz për të thënë se unë kam ndonjëfarë fjale se çfarë vendime duhet të marrë LDK. Nuk e bëj dot as hipokritin sikur unë e dua më të mirën për LDK-në. Por, ka një arsye përtej këtyre që më bën të interesuar për rolin dhe pozicionin e LDK-së.

Vendi si kurrë më herët ka nevojë për opozitë, por edhe ruajtje e balancim pushtetesh. Për bindjen tonë, pushteti i parrullës “Krejt dhe Drejt” është arsye për shqetësim në dy rrafshe: rreziku për demokracinë që paraqet mungesa e balancave të pushtetit; kurse i dyti është diskursi totalitar, diskurs ky që të vërtetën e përjashton nga diskutimi, duke e ontologjizuar dhe lidhur me subjektin e premtuar të historisë. Problemi i parë lidhet me vendimet që do të merren në LDK, por që do ta ndikojnë mbarë vendin. Partia tashmë e ka gjithë pushtetin, qeverisë me gjithçka me të cilën qeverisë e administron Kosova. Dërgimi i institucionit të Presidentit në Parti, do ta përmbyllte jetësimin e nocionit Parti-Shtet.

Në anën tjetër, problemi i dytë janë fjalët që kemi dëgjuar si arsyetim. Ato janë shprehje e pranimit të hegjemonisë së diskursit që ka imponuar pushteti “Krejt dhe Drejt”. Me një qëndrim që e bën të mundur Vjosa Osmanin të zgjedhet presidente, ju na thoni se akuzat e konspiracionet e 2 viteve të fundit ndaj jush paskan qenë të vërteta.

Faktet elektorale, jo rrallë janë dëshmuar si pikënisje të errëta për botën e shoqëritë. Por, qëndrimet dalluese e këmbëngulja tek e vërteta nuk lejojnë që ato të përkthehen në totalizim të hapësirës publike, diskurseve e politike. Ne jemi të bindur se opozita nuk është thjesht mungesë e pjesëmarrjes në qeverisje. Në situatën tonë, një opozitë kritike dhe aktive është kushti i demokracisë.

Kusht i veçantë për të qenë kritik ndaj mendësisë totalitare është mospranimi i saj në parim. Në momentin që e njohim si thirrje legjitime e morale akuzën që vjen prej saj, do të përfundojmë të përmbytur në përpjekjet për shfajësim. Kjo kritikë, për të hapur horizontin e mbyllur, duhet të ketë linja të qarta demarkimi, por edhe kritikë, aksion, e jetë përtej dhe ndryshe nga ushtrimet e lojërave të pushtetit. Opozita nuk duhet të jetë ilustrim as provë për tezat, çështjet apo akuzat e pushtetit.

Z. Abdixhiku,

Ne jemi të shqetësuar për pasojat mbi jetën demokratike të vendit që do të prodhonte zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente. Pas këtij momenti, opozitës parlamentare do t’i humbas rëndësia, kurse Kuvendi do t’i ngjajë kuvendeve moniste. Kosova për herë të parë pas luftës rrezikon që të gjitha instancat e pushtetit t’i përfundojnë në një adresë. Por ky ende nuk është problemi kryesor. Ky akumulim pushteti e ka mbrapa një ideologji që në fjalë dhe organizim është totalitar. LDK e ka në dorë ta ndalojë këtë gjë. Barra për formimin e institucioneve në secilën demokraci fillon prej fituesit, sidomos kur fituesi e ka shumicën i vetëm.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori