LAJMI I FUNDIT:

Mjegull në Aeroportin “Adem Jashari”, anulohen të gjitha fluturimet

Mjegull në Aeroportin “Adem Jashari”, anulohen të gjitha fluturimet

Vetëm një fluturim ka ndodhur gjatë gjithë ditës së mërkurë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa të gjitha fluturimet tjera janë anuluar për shkak të mjegullës së dendur.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka thënë se në agjendë kanë qenë 14 fluturime, prej të cilave 13 janë anuluar, ndërsa vetëm një vajtje-ardhje, është realizuar.


“Për shkak të kushteve atmosferike përkatësisht mjegullës, të gjitha fluturimet janë anuluar përveç një fluturimi në vajtje dhe ardhje nga kompania Easy Jet”, deklaro zëdhënësja Gara, e cila kërkoi mbështetje nga Qeveria e Kosovës, për zgjatjen e pistës edhe për disa kilometra.

“Problemi me mjegull ka ekzistuar edhe ne vitet paraprake dhe ne mbesim në pritje të një vendimmarrjeje për përkrahje nga qeveria e Kosovës në zgjatjen e pistës deri në tri kilometra dhe ngritje të kapacitetit të saj që do të mundësonte aterrime edhe gjatë motit me mjegull, pasi që i njëjti problem mund të përsëritet edhe për vitet e ardhshme”, ka deklaruar ajo, raporton albinfo.

Ndërkaq, shkaku i mjegullës që ka kapluar një pjesë të vendit, edhe në magjistralen Prishtinë-Shkup ka vështirësi në komunikacion, raporton Telegrafi.