LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica siguron 30 milionë euro investime

Mitrovica siguron 30 milionë euro investime

Përkrahja që ka siguruar Komuna e Mitrovicës nga mekanizmat e Bashkimit Evropian për disa projekte madhore, pritet ta ndryshojnë këtë qytet brenda një kohe relativisht të shkurtër. Shuma e ndarë për projekte të ndryshme të kësaj komune kalon shifrën prej 30 milionë euro, që është përafërsisht sa dy herë buxheti vetanak.

Drejtuesit e komunës u shprehën të kënaqur me këtë mbështetje që kanë marrë nga strukturat e BE-së, duke pasur parasysh se kjo komunë prej përfundimit të luftës është përballur me probleme të mëdha ekonomike si pasojë e rrethanave politike.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se tashmë fokusi kryesor përveç segmentit të sigurisë është fokusuar në zhvillimin ekonomik. Sipas tij, mbështetja e Komisionit Evropian për ndërtimin e kapaciteteve të reja të ujësjellësit rajonal në Mitrovicë me 13 milionë euro, do të zgjidh përfundimisht furnizimin me ujë të pijes për qytetarët e rajonit.

“Jemi shumë të lumtur me këtë mbështetje dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për këtë përkrahje që do të siguroj kushte më të mira për jetë për mitrovicasit dhe qytetarët e komunave të këtij rajoni”, theksoi kryetari Kastrati.


Një tjetër projekt kapital në Mitrovicë në vlerë prej 14.5 milionë euro pritet të nis së realizuari vitin e ardhshëm. Është fjala për Qendrën rekreativo-sportive në Mitrovicë e cila po ashtu do të realizohet me ndihmën e Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori