LAJMI I FUNDIT:

Miti dhe trashёgimia e JFK – 100 vjetori i lindjes sё JF Kennedy (Foto)

Miti dhe trashёgimia e JFK – 100 vjetori i lindjes sё JF Kennedy (Foto)

Presidenti i 35-tё i SHBA-sё lindi para 100 vjetёsh mё 29.05.1917. Historianёt i vlerёsojnё arritjet e tij nё politikёn e brendёshme dhe tё jashtme si tё nivelit mesatar. Imazhi i tij si njё kre shteti i ri dhe dinamik vazhdon megjithatё tё jetё i pandryshueshёm. Jo vetёm nё kryeqytetin Uashington, edhe nё vendlindjen e tij Boston pёrmes njё sёrё veprimtarish dhe ekspozitash kujtohet i famshmi  JFK.

Kontrast me Trumpin


Ndoshta ёshtё kontrasti me presidentin aktual tё SHBA-sё Donald Trump arsyeja, pёrse tё paktёn Amerika liberale e kujton me kёnaqёsi Kennedyn. Nё memorjen kolektive tё shtetasve tё SHBA-sё, Kennedy ka mbetur presidenti i ri e i pashёm, qё e katapultoi vendin e tij tё viteve pesёdhjetё drejt modernes. Njё frymё euforie si nёn Kennedyn nё fillim tё viteve gjashtёdhjetё ka pasur rrallё nё SHBA. 43 vjeҁari Kennedy rrezatonte shkёlqim intelektual e njёkohёsisht idealizёm, optimizёm dhe shpresё. Njё fjali nga fjalimi i tij i inagurimit si president nё janar 1961 edhe sot e kёsaj dite i skalitur nё gur lexohet nё shumё godina dhe ura, qё mbajnё emrin e Kennedyt: “Mos pyesni ҁ’mund tё bёjё vendi pёr ju, por pyesni ҁ’mund tё bёni ju pёr vendin!”.

Trashёgimia e Peace Corps

Njё trashёgimi qё ka mbetur edhe sot e Kennedyt ёshtё Peace Corps. Qё prej themelimit nё vitin 1961, 200.000 tё rinj amerikanё kanё kontribuuar vullnetarisht pёr ndihmёn e zhvillimit kryesisht nё vendet e Jugut tё varfёr. Kennedy tёrhoqi kokat mё tё mira dhe mё tё menҁura tё Amerikёs nё qeverinё e tij. Asokohё gjithҁka dukej e mundur. Pak pas marrjes sё postit, Kennedy deklaroi me ambicie: “Ky komb i ka vёnё qёllim vetes, qё deri nё fund tё dekadёs tё dёrgojё njё njeri nё Hёnё dhe ta kthejё atё tё sigurtё nё Tokё.”

Vizionet e Kennedyt dhe vendosmёria e tij kanё efekt joshёsh. Njё citat i tij pёr pёrjetёsinё: “Ne kemi vendosur tё fluturojmё nё Hёnё dhe tё arrijmё edhe gjёra tё tjera – jo sepse kjo ёshtё lehtё, por sepse kjo do tё jetё e vёshtirё.”

Pёrballja me sfida tё vёshtira

Edhe nё politikёn e jashtme Kennedy nё njёmijё ditё nё post u pёrball me sfida tё vёshtira. Kur nё verёn e vitit 1961 muri i Berlinit ndante Gjermaninё Lindore nga ajo Perёndimore, lufta e ftohtё kёrcёnonte tё pёrshkallёzohej. Shumё berlinezë perёndimorё kishin frikё qё Perёndimi do tё lihej nё baltё. Kennedy vizitoi qytetin e ndaoё dhe u siguroi berlinezo-perёndimorёve mbёshtetjen e Amerikёs: “Nё botёn e lirё nuk ka sot njё shprehje mё krenare, se sa: Ich bin ein Berliner!”

Mesazhe paqёsore me pasoja fatale

Njё vit para kёsaj gjatё krizёs sё Kubёs dy superfuqitё Rusia dhe SHBA-ja ndodheshin nё prag tё njё lufte bёrthamore. Kur Bashkimi Sovjetik i tёrhoqi raketat bёrthamore nga Kuba, Kennedy krjoi njё linjё speciale telefonike krize me Moskёn: “Telefoni i kuq” ekziston edhe sot. Kennedy paralajmёronte prej marrёzisё sё garёs sё armatimit atomik:

“Ne tё gjithё jetojmё nё kёtё planet tё vogёl. Ne tё gjithё thithim tё njёjtin ajёr. Pёr ne tё gjithё ёshtё e rёndёsishme e ardhmja e fёmijёve tanё. Dhe ne tё gjithё jemi tё vdekshёm.”

Pak muaj mё vonё, mё 22 nёntor 1963, Kennedyn e vranё nё Dallas tё Teksasit në makinën e hapur. Ende edhe sot e kësaj dite  qarkullojnё teori komploti. lidhur me atë se kush qëndron pas atentatit. Ato e kthyen JFK nё njё mit, transmeton DW.

Kujtim me nostalgji

Nё listёn e presidentёve mё tё mirё tё SHBA-sё, historianёt e SHBA-sё e rendisin Kennedy nё vendin e dhjetё. Sespse ai nisi luftёn e Vietnamit dhe tё tjera nisma qё ai i inicioi i ҁoi deri nё fund pasardhёsi i tij Lyndon B. Johnson, p.sh. mё shumё tё drejta pёr afro-amerikanёt. Sidoqoftё nё 100 vjetorin e lindjes sё Kennedyt shumё amerikanё nё SHBA e kujtojnё me nostalgji kohёn, nё tё cilёn vendi ishte mё pak i pёrҁarё dhe dukej mё pak cinik se sot.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori