LAJMI I FUNDIT:

Mishtarët të pakënaqur me ndryshimet në udhëzimin administrativ 07/2009

Mishtarët të pakënaqur me ndryshimet në udhëzimin administrativ 07/2009

Shoqata e mishtarëve të Kosovës kundërshton edhe ndryshimin më të fundit të udhëzimit administrativ nga Qeveria e Kosovës, që ka të bëjë me importin e mishit.

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar nenin 8 të Udhëzimit administrativ 07/2009, me të cilin rregullohet importi i mishit në Kosovë, mirëpo shoqata e prodhueseve dhe përpunuesve të mishit ka dalë kundër këtij ndryshimi. Kryetari i Shoqatës Burim Piraj theksoi se ky udhëzim nuk duhet të ekzistojë fare.

“Qëllimi i atyre neneve është vetëm krijimi i monopolit, ato nene nuk i takojnë lëmit së sigurisë së ushqimit, por janë nene që i takojnë monopolit dhe si të tilla nuk duhet të ekzistojnë. Pra nuk duhet ndryshuar por nuk duhet të ekzistojnë”, thotë Piraj.

Pas ndryshimit të udhëzimit, kryeministri Thaçi ka thënë se Qeveria ka nxjerrë përfundimin më të mirë të mundshëm, duke iu dhënë të drejtë të gjithëve të konkurrojnë në tenderin për import të mishit.


Por shoqata shpreh revoltën pse këto ndryshime bëhen pa u konsultuar fare me ta. Ndryshe, drejtuesit e shoqatës kanë zhvilluar takim me zyrtarë të ICO-së dhe presin që sot ICO-ja t’i dërgojë qeverisë mendimin e tij në lidhje me këtë çështje. Kurse tashmë, Shoqata thotë se ka marrë përkrahjen e ambasadës amerikane, njoftoi Pirraj.

“Sot kemi pas një takim në ambasadën amerikane dhe sa i përket monopolit e kemi përkrahjen e ambasadës amerikane se duhet të anulohet udhëzimi”, deklaron Piraj.

Shoqata e mishtarëve të Kosovës thotë se janë për licencim të hapur sikur në gjithë botën, ku ka të drejtë të konkurrojë çdokush që sheh interes. Përkrahje mishtarëve iu ka dhënë edhe zyrtarja e Odës Ekonomike Zineta Daci. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori