LAJMI I FUNDIT:

Miratohet raporti i shpenzimeve të Thesarit

Miratohet raporti i shpenzimeve të Thesarit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot Raportin e shpenzimeve të Thesarit për nëntëmujorin e vitit 2009.

Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, respektivisht Departamenti i Thesarit ka hartuar raportin lidhur me shpenzimet për nëntëmujorin e vitit 2009.

Ministri Ahmet Shala me këtë rast, tha se pa marrë parasysh krizën ekonomike, Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur objektivat e veta në këta nëntëmujor.
"Performancat e të dy institucioneve grumbulluese pra Administrata Tatimore dhe Doganat, kanë kaluar planin e tyre të grumbullimit. Doganat 6 për qind, ndërsa AT për 5.2 për qind". /Telegrafi/