LAJMI I FUNDIT:

Miratohet propozimi për ndryshimin e Ligjit për Automjetet, pritet të hiqet homologimi për veturat nga BE-ja, Zvicra dhe Norvegjia

Miratohet propozimi për ndryshimin e Ligjit për Automjetet, pritet të hiqet homologimi për veturat nga BE-ja, Zvicra dhe Norvegjia
Foto: Ilustrim

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati ka njoftuar se është miratuar ndryshimi i Ligjit për Automjetet.

Murati ne profilin e tij në Facebook, ka shkruar se me anë të këtij ndryshimi do të hiqet detyrimi për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vinë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.

“Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vinë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia. Falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare. Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori