LAJMI I FUNDIT:

Miratohet projektligji për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike

Miratohet projektligji për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Pas shumë diskutimeve ky projektligj ka kaluar me 74 vota pro.

Nga ky projektligj është kërkuar që të hiqet pika, e cila ka të bëjë me ndikimet e komunave për ndërmarrjet publike.

Muhamet Mustafa, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka qenë ai që ka kërkuar heqjen e këtij amendamenti. Ai, tha se ka marrë përkrahjen edhe të të gjithë partive tjera politike rreth këtij amendamenti.


Mustafa, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti dhe Industri kërkesën për heqjen e këtij paragrafi e mbështeti në analizat që i kanë bërë dhe përfundimet që kanë ardhur nga kjo analizë.

Por heqjen e këtij amendament nuk e ka mbështetur Partia Demokratike e Kosovës. Ata kanë kërkuar që ky amendament të diskutohet edhe njëherë. Me këtë rast u miratua edhe propozim për formimin e një komisioni funksional rreth këtij amendamenti.

Ndërsa ra poshtë propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, me 50 vota për, 25 kundër, 3 abstenime në parim Kuvendi ka miratuar projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. /Telegrafi/