LAJMI I FUNDIT:

Miratohet projekti për portin e ri të Vlorës, kushton 1.1 miliardë euro

Miratohet projekti për portin e ri të Vlorës, kushton 1.1 miliardë euro

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha tha se për shkak të thellësisë së ujërave të saj, Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të Mesdheut. "Një kompani e madhe britanike tregon interes për të ndërtuar në Vlorë një nga portet më të mëdha të Mesdheut.

Vlora është përmendur me qindra e mijëra herë si vendi më i përshtatshëm për portin më të madh të vendit, për shkak të thellësisë së ujërave. Por i takoi qeverisë sonë, që këtë ëndërr ta shndërrojmë në realitet.

Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të kontenierëve të Mesdheut. Porti do të jetë në zonën tek pylli i Sodës" u shpreh ai. Vlera në total e këtij projekti arrin në 1,180,454,292 euro, ku vetëm faza e para arrin në 533,208,277 euro. Sipas projektit, ndërtimi i fazës së parë do të kryhet brenda një afati kohor prej 30 muajsh.

Ndërkohë që faza totale e ndërtimit arrin në 48 muajsh. Projekti do të financohet tërësisht nga ofertuesi, pa nevojën e garancive dhe fondeve të shtetit. Qeveria shqiptare angazhohet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës, në mënyrë që porti të ketë komunikim jo vetëm kombëtar por edhe rajonal.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori