LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Ligji mbi Partneritetet Publiko Private dhe Koncesionet

Miratohet Ligji mbi Partneritetet Publiko Private dhe Koncesionet

Kuvendi i Kosovës miratoi sot “Ligjin mbi Partneritetet Publiko Private dhe Koncesionet në Infrastrukturë dhe Procedurat për dhënien e tyre”. Në vazhdimësi të reformimit strukturor të ekonomisë, Partneritetet Publiko Private i ofrojnë Kosovës mundësinë për të modernizuar dhe zgjeruar infrastrukturën dhe shërbimet e saja publike dhe do të hapin derën për zhvillimin e saj të qëndrueshëm ekonomik duke lehtësuar kufizimet fiskale.

Bazuar në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF), Partneritetet Publike Private si mjet bashkëkohorë i politikave do t’i mundësojnë Qeverisë së Kosovës uljen e hendekut në mes të fondeve publike në dispozicion dhe kostos së infrastrukturës dhe shërbimeve publike të nevojshme.

“Brenda prizmit të opsioneve të PPP-së, ekziston një numër i pafund i strukturave potenciale të transaksionit të PPP-së si kontratat menaxhuese, koncesionet, skemat e ndërtim-operim-transferimit, etj”.

Tutje në po të njëjtin njoftim zyrtar, thuhet se aprovimi i këtij ligji, përmes infuzionit të kapitalit dhe ekspertizës menaxheriale nga ana e sektorit privat, do ti jap shtytje efikasitetit, duke e bërë Kosovën më konkurruese me vendet tjera në rajon.


“Ligji mbi PPP-të është tërësisht në pajtim me dispozitat legjislative model të UNCITRAL-it dhe EBRD-së, dhe me direktivat e BE-së lidhur me PPP-të dhe koncesionet. Ligji është i favorshëm për investitorët dhe do të krijojë një kuadër lehtësues si për qeverinë qendrore ashtu edhe për autoritetet komunale në implementimin dhe zgjerimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike”

MEF po ashtu ka njoftuar se Ligji në fjalë krijon edhe dy organe kompetente përbrenda administratës publike Komisionin Drejtues Ndër-Ministror (KDNM – PPP) dhe Njësinë e Centralizuar të PPP Partneritetet Kosova.

“KDNM PPP e përbërë nga 3 ministra dhe një përfaqësues të emëruar nga kryeministri, e kryesuar nga ministri i MEF-it, themelohet për kontrollimin dhe koordinimin e Projekteve të PPP në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror”.

Duhet cekur se ky ligj nuk do të zbatohet për privatizimin ose heqjen e të drejtës së një infrastrukture publike ose ndërmarrje publike, e as për miniera, minerale, të drejta nëntokësore dhe për të drejtat e hapësirës ajrore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori