LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Pula udhëton në Gjermani

Ministrja Pula udhëton në Gjermani

Me ftesë të Ministrisë të Ekonomisë dhe Teknologjisë, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ka udhëtuar sot për Gjermani, ku do të takohet me drejtues të kësaj Ministrie.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministrja Pula do të takohet edhe me përfaqësues të KfW- së, Shoqatën Gjermano-Kosovare për Ekonomi dhe Komitetin e Lindjes të Ekonomisë Gjermane.

Gjithashtu, Ministrja Pula do të vizitojë Termocentralin e Kompanisë “Vattenfall” në Berlin dhe Kompaninë Siemens-sektorin e prodhimit të Turbinave.

Ndërkaq, me 27 gusht, ministrja Pula do të qëndrojë në Austri ku do të takohet me investitorët të këtij vendi, me ç’rast do të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë në fushën e energjisë. /Telegrafi/